Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Grindja e bebes me gjiun

Ju pershendes. Deshta te ju bej pyetje se djalin e kam edhe dy dite i ben gjashte muaj po ka probleme me gjiun. Nuk e pin menjehere pa e kafshu apo me ba naze si te them edhe per kete arsye jam detyru me e ushqy sepse as qumeshtin nuk e ka pi me biberon apo me cucell, jam duke e ushqy me dy racione ne mengjes edhe ne mbremje. Njehere me oriz te bluar e njehere me peme te fresketa dmth te ziera e te pergaditura me blender, fytin ja kontrolloj mos e ka te skuqur po jo mire eshte edhe tere dimrin nuk ka pas kurrfare virusi apo ftofje! Cka mundet me qene?

Gjevahir Kolukaj (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Sipas rekomandimeve të OBSH foshnja rekomandohet të ushqehet ekskluzivisht me gji deri në moshën 6 muajshe. Rekomandohet që foshnja të ushqehet në gji më së miri sipas kërkesës - dëshirës së saj. Çfarëdo lloj imponimi në këtë drejtim mund të reflektojë me rezistencat e përshkruara nga ju. Promovimi i ushqimeve solide (të dendura - të tjera) para moshës 6 muajshe bëhet vetëm kur ekzistojnë indikacione shëndetësore për këtë, siç është për shembull mosshtimi adekuat në peshë, sepse edhe kjo mund të ndikojë në zvogëlimin e nevojës për marrjen e gjirit. Porosia më e qëlluar në rastin tuaj është që të punoni në drejtim të asaj që foshnja juaj ushqimin në gji ta akceptojë si domosdoshmëri për shuarjen e etjes-urisë ,argëtim dhe kënaqësi për momentet e kaluara sëbashku me ju dhe kurrsesi si imponim, obligim, detyrim që me çdo kusht duhet plotësuar për t'i realizuar kërkesat-pritjet e nënës.

(14 vite më parë)
Xhevahire shiko se ndoshta shkaku i dhembeve shpeshehere femijet nuk e dua. Gjirin e as cucullen, keshtu kam lexuar dhe keshtu po ndodh edhe me vajzen time, kur i dhembin dhembet nuk don asgje, pasi se ia lyej e i pushon dhimta mas 20 minutave pine edhe han

/komuniteti