Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A është normale pesha e bebes sime?

A eshte normale pesha e bebes sime 4.70 gram, e cila eshte dy muaj e gjysem ndersa ka lindur 3090 gram?

Noela Morina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Foshnjet pas lindjes në shumicën e rasteve humbin 5-7-10 përqind nga pesha e lindjes ,dhe konsiderohet si e arritur e llojit te vet nëse ate e rikthejnë deri në moshën 10-14 ditëshe.Gjatë 3 mujorit të parë shtimi mesatar ditor preferohet të jetë 15-25 gram në ditë ose në rastin më të mirë 1% nga pesha e lindjes.Ju edhe vet mund të llogaritni se foshnja juaj deri tani ka shtuar gjithsejt 1610 gram ose mesatarisht 21 gram në ditë.Nëse ajo ka pasur humbjen fiziologjike nga pesha e lindjes të diskutuar më lartë,dhe ushqehet vetëm me qumësht gjiri atëherë pesha aktuale e foshnjes suaj është normale.

/komuniteti