javë pas jave
Përshëndetje,
Qumështi më i mirë për çdo foshnje është ai i gjirit të nënës. Në pamundësi që foshnja të ushqehet me gji, janë prodhuar qumështat formulë (pluhur) të cilët për nga përmbajtja e tyre mundohen t'i përafrohen atij të gjirit.
Rekomandohet që foshnjet të cilat për shkaqe të ndryshme nuk mund të ushqehen me gji, deri në moshën 12 muajshe të ushqehen me qumësht formulë. Foshnja juaj 6 muajshe e cila mbase nuk ushqehet me gji duhet të vazhdojë të ushqehet me qumësht formulë për moshën e tij (nr.2), të prodhuesit të njëjtë apo të prodhuesve të tjerë, të cilët nuk janë në numër të vogël prezent në vendin tonë. Ndërrimi i llojit të qumështit, në rastin më të shpeshtë, nuk paraqet problem të madh. Mbetet që për llojin e qumështit të vendosni në saje të preferencave tuaja.
"Qumështi komercial" (në tetrapaketim) preferohet të prolongohet për moshën pas 1 vjeçare. Më së paku nga të gjithë preferohet "qumështi nativ i lopës" (qumështi i mjelur i lopës nga shitësit ambulant-jo të licencuar) i cili nuk është i përpunuar termikisht.
Gjithë të mirat.


Pershendetje, une jetoj ne Island tash edhe disa jave do te vi ne pushime por nuk e di cili qumesht eshte me i mire per djalin tim dhe a eshte e demshme qe duhet tja nderroj qumeshtin? Cilin qumesht me rekomandni ju te ja jap?