Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth konvulsioneve

Pershendetje doktor. Une qe po ju shkruaj jam nje nene e nje vajze 4 vjecare (4 vjec i mbush me 14 mars te ketij viti) nga qyteti i Sarandes. Para nje viti me 19 shkurt 2011 vajza me pesoi konvulsione febrile nen ndikimin e temperatures se larte 39.6 grade (edhe pse ishte nen ndikimin e ulesit te temperatures). Vajtem ne Janine, por ata nuk e moren parasysh sepse ndodhi nen ndikimin e temperatures se larte dhe me shume vemendje i kushtuan bajame, prej te cilave ajo ka vuajtur shume. Gjate periudhes nje vjecare vajza ka qene mire dhe nuk ka patur shqetesime, por fiks mbas nje viti me sakte ne 25 shkurt te ketij viti me pesoi serisht konvulsione jofebrile ne kete rast nen ndikimin e nje toksikimi. Erdhem ne Tirane dhe beme nje ezhe te kokes dhe na thane se ka disa shkarkesa ne tru. Por mjekim nuk na dhane (sepse dy here i ka ndodhur nen ndikimin e faktoreve te jashtem), por na thane qe mund ti ndodhe serisht. Ajo qe me mundon eshte: 1- Deri ne c'moshe mund ti shfaqen serisht? 2- Cfare duhet te kem parasysh per vecse menjanimit te temperatures se larte? 3- Cili eshte shkaktari i shfaqes se ketyre konvulsioneve (pervec temperatures)? Dua tju them se dhe une e motra ime kemi patur te tilla konvulsione ne vegjeli,po pa probleme. Faleminderit dhe jam ne pritje te pergjigjes tuaj. Me respekt Manjola.

Manjola Lluka (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Manjola

Konvulsioni është çrregullim i papritur, i pavullnetshëm i funksionit të trurit që manifestohet me ose pa humbjen e vetëdijes, të kombinuar me çrregullime muskulare,shqisore,të organeve etj...

Shkaktarët e konvulsioneve mund të dihen vetëm në 59% të rasteve. Konvulsionet febrile janë sulme trurore të shoqëruara me temperturë të ngritur trupore të cilat paraqiten zakonisht tek fëmijët prej moshës 6 muaj deri në moshën 5 vjeç. Ato din të përsëriten në 30-40 % të rasteve.

Për paraqitjen e konvulsioneve febrile mendohet se kanë rëndësi: temperatura e ngritur trupore, predispozicioni gjenetik (të dy këta faktorë janë prezent në rastin e vajzës suaj), niveli i maturitetit (pjekurisë) të trurit, etj.... Është inkurajuese se në të dyja rastet, konvulsionet e vajzës suaj kanë qenë të indukuara nga faktorët rrethanor (temperatura, intoksikimi) të cilët në të ardhmen duhet mënjanuar.

Shkarkesat e regjistruara në EEG ia vlen të përcillen dhe rekomandohet që ky egzaminim të përsëritet pas një intervali të caktuar kohor,gjithmonë në konsultim me pediatër - neurologun tuaj. Sidoqoftë është i rëndësisë së veçantë, prevenimi i konvulsioneve febrile përmes menaxhimit të epizodave të ngritjes së temperaturës me antipiretik dhe dhënies së antikonvulsivëve (Diazepamit-në formë rektiole ose tablete në doza adekuate për peshën-moshën) gjithmonë kur temperatura trupore arrin ose kalon 38 gradë Celsius.

Gjithë të mirat.

Manjola Lluka (14 vite më parë)
faleminderit doktor per pergjigjen .

/komuniteti