Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth qumështit

Pershendetje Dr, kam djalin 13 muajsh dhe deri me tani e kam ushqyer me gji, por tani qe 2 jave gjiri me eshte ndalur... bebi im nuk e pi qumeshtin, ose e pin ate vetem kur eshte shume i etur... me sygjeroni cka te bej, per momentin perdore qumeshtin 7 vitamina... bebit tim gjate nates i jap caj kamomil ndonje here leng pjeshke, ai mbrenda nje nate kerkon te pi 5 deri 6 here... faleminderit.

Valbona .. (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Valbona

Sipas rekomandimeve të OBSH fëmiu duhet-mund të ushqehet me qumësht gjiri deri në moshën 2 vjeçare edhe më tepër. Në mungesë të qumështit të gjirit, pas moshës 1 vjeçare fëmiu mund të ushqehet me qumësht formulë për këtë moshë (formula "junior ose "3") ose me qumësht në tetrapaketim ("qumësht komercial").

E mirëseardhur është që në këtë moshë të pihen përreth 500 mililitra qumësht. Edhe nëse kjo nuk mund të arrrihet, nuk ka vend pë shqetësim pasiqë djali juaj me moshën që ka mund të merr pa problem shumë nga produktet e qumështit si:djathin, kosin, jogurtin, ajkën e tjera. Ajo çka ju duhet të korigjoni-redukoni sa më parë janë pirjet e çajit dhe lëngjeve gjatë natës të cilat për nga përmbajtja nuk sigurojnë vlera të domosdoshme ushqimore dhe janë me kontribut të diskutueshëm ushqyes dhe shëndetësor.

Gjithë të mirat.

Valbona .. (14 vite më parë)
po me sygjeroni qfar te pi bebi im gjate nates , ai 5 der 6 her kerkon .

/komuniteti