Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A ka nevojë beba ime për ushqim shtesë?

Pershendetje! Kam vajzen tani ka mbush 3 muaj dhe ka peshen 4.500 kg. Ne lindje ka pas peshen 3.200 kg, jam disi jo rehat se po me duket se eshte shume e dobet a me duhet ta ushqej edhe ndonjehere me qumesht shtese apo veq me keta te gjirit, sepse une e ushqej vetem me gji por nuk po jam e kenaqur aq me peshen e saj dhe duket shume e zbehur. Ju lutem me tregoni cfare te bej?

Bina Krasniqi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Blerina

Për te kuptuar nëse fëmija juaj ngopet ose jo, duhet ta peshoni të paktën një herë në javë, fillimisht sa të siguroheni se po shton mirë, dhe shtesa duhet të jetë të paktën 200 gr në javë. Nëse qumështi i gjirit është vërtetë i pamjaftueshëm, ju mund të vazhdoni ushqyerjen me qumesht shtesë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti