javë pas jave
E nderuara Blerona,
Para së gjithash, në asnjë udhërrëfyes ushqimor për foshnje nuk mund ta gjeni se është e preferuar (lejuar) që foshnja të fillon të ushqehet me ushqime të tjera përpos qumështit, para se ajo t'i ketë mbushur 4 muaj të plota.
Foshnja juaj megjithate i ka 3 muaj e 1 javë. Një foshnje që ushqehet me qumësht formulë ka pak gjasa që të mbetet e uritur, nëse ushqehet sipas kërkesës së saj. Por edhe pasiqë t'i ketë mbushur 4 muaj moshë, ushqimet e para të preferuara janë: pemët (molla, dardha, banana) dhe cerealet (orizi pluhur). Prodhimet e grurit (sikur grizi dhe keksi), rekomandohet që të ipen pas moshës 6 muajshe, me qëllim të prevenimit të çrregullimit të zorrëve të njohur si "enteropatia glutenike". Me të kuqët e vesë, të zier mirë, më sigurti është të fillohet në moshën 8 muajshe, ndërsa të bardhët e vesë jo para moshës 1 vjeçare. Këto dhe shumë informata të tjera mund t'i gjeni nëse ndani kohë të mjaftueshme dhe klikoni në artikujt dhe përmbajtjet e tjera të panumërta të portalit tonë!
Gjithë të mirat.


Pershendetje, kam bebin ne javen e pare te muajit te 4. Kam filluar ngapak ta ushqej. Deri me tani e kam ushqyer me formule. Tani kam filluar qe 1 luge te sheqerit griz po e vloj me uje e pastaj po e perziej me qumesht e po ia jap, poashtu edhe 2 luge te cajit pllazma te bluara po ia perziej poashtu me qumesht e po ia jap e edhe 1/4 e te kuqit te vezes po e shtypi mire dhe po ia perziej ne qumesht e po ia jap. Ne mes te shujtave po i jap ngapak leng te karrotave dhe pak banane te holluar mire me qumesht. Ju lutem me tregoni mos ndoshta po gaboj me kete ushqim? Ju faleminderit.