Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A po e ushqej drejt bebin?

Pershendetje, kam bebin ne javen e pare te muajit te 4. Kam filluar ngapak ta ushqej. Deri me tani e kam ushqyer me formule. Tani kam filluar qe 1 luge te sheqerit griz po e vloj me uje e pastaj po e perziej me qumesht e po ia jap, poashtu edhe 2 luge te cajit pllazma te bluara po ia perziej poashtu me qumesht e po ia jap e edhe 1/4 e te kuqit te vezes po e shtypi mire dhe po ia perziej ne qumesht e po ia jap. Ne mes te shujtave po i jap ngapak leng te karrotave dhe pak banane te holluar mire me qumesht. Ju lutem me tregoni mos ndoshta po gaboj me kete ushqim? Ju faleminderit.

Blerona Hyseni (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Rona

Foshnja katër muajshe nuk duhet të ushqehet me biskota dhe me vezë. Biskotat nuk kanë vlera ushqyese, si dhe aparati tretës i foshnjes 4 katër muajshe nuk është i zhvilluar sa duhet, për ti tretur këto ushqime.

Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm një e katërta e të verdhës së vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë. Të bardhët e vezës nuk rekomandohet të ipet para mbushjes se 1 vjet moshe!

Në moshën katër muajshe duhet të filloni gradualisht me ushqime solide, në sasira shumë të vogla, vetëm një herë në ditë, me ushqime të tjera si pemë dhe cereale (drithëra).

Gjithë të mirat.

Blerona Hyseni (14 vite më parë)
Faleminderit shume dr.Niketa.Jeni shume e mire.E vetmja ju qe me pergjigjeni dhe me ndihmoni rreth pyetjeve qe me interesojne. Gjithe te mirat.

/komuniteti