Kapsllëku te bebet
Madalena Halili
(14 vite më parë)
Përshëndetje Madalena
Kur fëmijës i shtohet qumështi i formulës, është e zakonshme që kjo të çojë në ndryshime të jashtëqitjes. Megjithatë, përderisa foshnja juaj ushqehet kryesisht me qumësht gjiri, dua t'ju tërheq vëmendjen dhe t'ju kërkoj të kini kujdes për dy gjëra:
1. Kujdes me ushqyerjen tuaj, që do të thotë të hani më shumë fruta e perime dhe të konsumoni më shumë ujë, dhe
2. Kujdes edhe sasinë e qumështit të formulës që ju përzieni me ujin. Ndiqni saktë indikacionet në kuti sipas moshës së foshnjes dhe duke e mbushur masën e lugës derisa të jetë e rrafshët dhe jo me maje apo duke e ngjeshur.
Besoj që duke u kujdesur për këto dy aspekte të ushqyerjes, jashtëqitja e foshnjes tuaj do të korrigjohet.
Kam nje bebe 3 muaj e gjysem, e ushqej me gji dhe kete muaj i jap njehere ne 24 ore qumesht formule. Bebi im keto dite nuk del jashte kjo zgjat 2 deri me 4 dite pa dale dhe grindet shume gjate kesaj kohe. Cfare mund te bej qe te normalizohet jashteqitja e tij? Ju flm.