Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A duhet tja ndërpres ushqimin me gji?

Djali im eshte 19 muajsh dhe vazhdoj ta ushqej akoma me gji a eshte e demshme? Cfare menyrash me keshilloni se si mund tja nderpres sepse ai eshte pak i dhene mbas gjirit? Ju faleminderit.

Migena Gjergji (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Migena!

Sot gjithmone e me shume propagandohet ushqyerja me gji te pakten deri ne moshen 2 vjec, pra s'ka asgje te gabuar ne ate qe beni!

Largimin nga gjiri mund t'ja beni duke rralluar vaktet qe i jepni gji dhe per afeksion perdorni ndonje muzike apo loder qe i pelqen me shume, ose duke zgjatur disi oraret qe nuk jeni prane tij.

/komuniteti