javë pas jave
E nderuara Bleronë,
Orizi i bluar (pluhur) në shumicën e rasteve e ka në paketim të përshkruar mënyrën e pregaditjes. Kur bëhet fjalë për shtuarjen e qumështit, atëherë mendohet para së gjithash për qumështin formulë me të cilin ju edhe ashtu e ushqeni foshnjen tuaj.
Ushqimet (pemët) termikisht të përpunuara (të pjekura apo të ziera) janë më të pranueshme dhe më lehtë treten, e mëpastaj ato mund të ipen edhe të freskëta. Ushqimi fillon me sasi shumë të vogël, fillimisht me 1 lugë në ditën e parë dhe me rritjen graduale në ditët në vijim. Ushqimi duhet të jetë i hollë deri i lëngshëm e mëpastaj shkon duke u dendësuar. Ushqimi rekomandohet që për nga lloji të jetë i njëjtë për disa ditë me rradhe (3-5 ditë), në mënyrë që të identifikohet reagimi i foshnjes në ushqimin e ofruar.


Pershendetje. A mund te me tregoni si ti pergatis orizin e bluar? Dhe pemet a tia jap te fresketa pa i zier vetem tia gerryej dhe tia jap apo ti ziej pak? Ju lutem me ndihmoni pasi jam nene e re dhe nuk po di si tia bej, disa po me thone ashtu e disa keshtu. E kisha dasht ndihmen e nje profesionisti si ju. Ju falemnderit.