javë pas jave
E nderuara Adisa,
E kuptoj shqetësimin tënd përreth gjendjes shëndetësore të foshnjes. Prindërit janë me të drejtë të ndieshëm me gjetjet që kanë të bëjnë me zemrën e foshnjeve të tyre. Nga pyetja e parashtruar nuk më është e qartë nëse pediatri ka ardhur në përfundimin e dhënë, vetëm pas auskultimit (dëgjimit me stetoskop) apo e ka bërë Echocardiografinë (ekzaminimin e zemrës me ultrazë).
Sidoqoftë është dashur mbase, që të ndajë më tepër kohë dhe të të jep shpjegime më të hollësishme përreth konstatimit të tij. Pasi që unë nuk e kam të qartë, çfarë nënkupton interpretimi i parafrazuar "një damar të mbyllur të zemrës", të lutem që të na dërgosh diagnozën e saktë të foshnjes e mëpastaj ne do të mundohemi që t'iu sigurojmë - japim shpjegime (udhëzime) shtesë!
Gjithë të mirat.


Femija ka lindur afer 10 dite dhe ne kontrollen e pare mjeksore pediatri ka kanstatuar se femija ka nje damar te mbyllur ne zemer, a eshte dicka serioze dhe a mund qe ai damar te hapet me rritjen e femijes? Faleminderit per kohen e marre.