Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi për foshnja 5 muajsh!

Miredita doktoreshe! Djali im i ka 5 muaj, peshon 7.400 gr e ushqej me qumesht gjiri, po shoh se diteve te fundit nuk po i mjafton qumeshti im dhe kam filluar me e ushqim plotesues, si pure molle, dardhe, karrota, patate, dhe ushqim nga dritherat, te gjitha keto ia jap njehere ne dite... desha te me ndihmoni nese veproj drejte dhe cka mund ti shtoj listes time per te ushqyer foshnjen? Shpresoj se kete here do marre nje pergjigje, ju pershendes!

Kadime Rexhepi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Kadime

Fëmijën tuaj mund ta ushqeni me drithëra të lëngshme të pasura me hekur si miell orizi, tërshëre apo elbi, lëng pemësh, molle apo dardhe, banane të shtypura, karrota, patate, kungulleshka etj, të gjitha këto në formë qulli, dhe të cilat tashmë paskeni filluar t`ia jepni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti