Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A janë të dëmshme mëlçitë e pulës për fëmijë?

Pershendetje doktor, pasi i bera analizen e gjakut ne gisht djalit tim 13 muajsh, doli hemoglobina 10.5. Lexova ne internet qe nje burim shume i mire hekuri eshte dhe melçia e pules. A mund ti japes femijes tim, a ka ndonje rrezik?

Orkida Alimehmeti (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

E nderuara Orkida,

Vlera e hemoglobinës së djalit tuaj është vërtetë në kufirin e poshtëm, më të ulët, të vlerave referente për moshën.

Prej ushqimeve të pasura me hekur janë ato me prejardhje shtazore: mishi i kuq i viçit, mëlçia e viçit, mëlçia e pulës, të verdhët e vesë, etj dhe të gjitha këto mund t'i ipen bashkëmoshatarëve të fëmiut tuaj. Hekuri me prejardhje shtazore resorbohet në përqindje më të madhe se sa ai me prejardhje bimore.

Prej bimëve të pasura me hekur janë: rrepani i kuq, spinaqi, rrushi, etj...

/komuniteti