javë pas jave
E nderura Elona,
Ne kuader te zhvillimit normal psikomotorik, femija qe ne moshen 3 mujore e ngrit koken gjate ngritjes se tij me duar. Ne muajin e 6 ai fillon te rri ulur me mbajtje ne dysheme apo ne gjunjet e tij. Vajza juaj mbase eshte me perparuar ne kete aspekt çfarë eshte per tu pershendetur dhe inkurajuar. Masazha e foshnjeve dhe i ashtuquajturi "baby fitness" eshte çasje bashkohore te cilen mund ta praktikoni pa kurrefare hezitimi. Eshte rekomandim universal qe foshnjet e moshes se vajzes suaj ta kene pasur ne kete nderkohe se paku nje ekzaminim te detajuar ortopedik perfshi ketu edhe ekzaminimin ultrasonografik te kerdhokullave (Echo coxae). Nese ju kete nuk e keni bere deri me tani atehere eshte shume e aresyeshme qe kete ta beni dhe gjate vizites tek ortopedi ("mjeku i kockave"), te diskutoni ne detale edhe per shputat e foshnjes suaj.
Shëndet të mirë!


Pershendetje kisha dy pyetje ne lidhje me beben time. Vajza ime eshte 5 muajshe dhe pelqen te rri ulur, kur une e shtrij ne krevat ajo ngren koken dhe pjesen e qafes per tu ngritur dhe kur une ja shtrij koken vazhdon e qan derisa ta ngrej dhe ta ve ulur me jasteke rreth e qark, dhe ashtu rrin e mbeshtetur, si me keshilloni cfare te bej? Dhe pyetja e dyte eshte se kembet tek shputa i mban si te perthyera nga ana e brendshme, pediatra ketu ne Greqi me tha se keshtu i mbajne bebet dhe me keshilloj pak masazh tre here ne dite duke ja drejtuar shputat e kembeve drejt, ju cfare me keshilloni? Me respekt Elona.