Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Me shqeteson shume e kaluara!

Pershendetje. Se pari i uroj kesaj webfaqe per kete rubrike te mrekullueshme ku dhe shume nena do gjejne veten duke pyetur nje person profesional. Te kaloj ne pyetjen time... une shume here kur bie te flej dmth shqetesimet fillojne naten kryesisht, ndjehem shume e vetme dhe gjithcka cfare kam perjetuar nga e kaluara ime e hidhur me sillet ne koke pastaj fillloj te qaj, qaj e s`ndalem dot nje kohe te gjate. Nuk e di pse e kaluara shume po ndikon ne te ardhmen time, shpesh jam munduar ta harroj, kam lexuar, jam marre me femiun po vetem nje moment me duhet dhe gjithe nata shkon une duke u thelluar ne mendime dhe duke qare, mos ndoshta eshte depresion apo cfare me sugjeroni?

(10 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Arbenita!

Eksperiencat tona te shkuara jane baza e personalitetit tone prandaj eshte mjaft e veshtire te distancohemi nga e kaluara.Sado e hidhur qe te jete e kaluara ajo le shenje tek ne.Por mos harro qe e kaluara eshte nje gje e vdekur qe nuk ka nje realitet te prekshem dhe te jetosh pa kujtime eshte akoma me e dhimbshme se vete kujtimet e hidhura.

Ti tani je ne kete stad dhe eshte e veshtire te dalesh ne qofte se nuk vendos te jetosh diten ne kuptimin e plote te fjales,jeto si te ishte dita e pare dhe e fundit.Por kjo kerkon nje kurajo te madhe sepse duhet te lesh pas cdo bindje,cdo pritshmeri,cdo ide qe ke mbi personat qe te rrethojne dhe mbi te gjitha mbi idene se si je dhe duhe te jesh.Mendimi se si je dhe idete qe ke jane frut i se kaluares tende prandaj neqoftese do te jetosh mire me te kaluaren tende duhet te eliminosh edhe idete qe ke mbi te tashmen dhe te ardhmen,ti shohesh gjerat ne perspektiva te ndryshme.Fillo dhe merru me gjerat qe te pelqejne dhe te japin kenaqesi.Fillo e shkruaj te gjithe mendimet negative qe te vijne naten.Lexoji dhe analizoji te nesermen duke u munduar ti japesh nje kuptim alternativ dhe duke gjetur gjerat pozitive dhe ne situatat me negative. E kaluara eshte e kaluar dhe nuk mund te te bej keq neqoftese ti nuk ia lejon.

Duke shpresuar te te kem ndihmuar sadopak te uroj gjithe te mirat

/komuniteti