Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

A eshte normale kjo per femiun e kesaj moshe?

Pershendetje e dashura psikologe. Si duket menzi kam pritur per kete rubrike :) Djali im eshte 9 muajsh, mirepo prej muaj eshte dalluar mes tjereve per energjine qe posedon, te pakten gjithe kur e shohin sikur habiten me te, prej 4 muaj pa problem ka bere rrotullime, ka njohur njerezit e panjohur, tash eshte 9 muajsh dhe eshte shuuuuume i levizshem, besoni se shummme gjithcka intereson 7 muaj eshte zvarritur, ka thirrur baba vetem kur ka e ka pare babin e tij, tani ka filluar dhe ma ma mami me drejtohet mua, kur pyesim per disa objekte i din psh i themi ku eshte drita me gisht drejtohet andej... une kur e kisha te psikologu para nje muaji me tha eshte i vogel ti vecoje keshtu objektet perreth. Shume femije nuk munden ne ate moshe, per levizshmerine me tha te luaj me disa lodra te caktuara ose cka ketij i intereson, po ketij 5 min luan me nje loder dhe e hudh!

(11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Ne rradhe te pare dua te te qetesoj. Femija yt eshte mese normal per moshen qe ka. Zhvillimi i femijes ne kete periudhe eshte shume i shpejte edhe nga ana fizike edhe nga ana kognitive. Levizshmeria eshte nje karakteristike pozitive tek femijet sepse i ben aktive dhe kurioze per gjerat qe e rrethojne. Fillon e mbledh nje sasi te madhe informacionesh duke perdorur shqisat dhe i perdor keto informacione per te marre gjerat qe do. Persa i perket vemendjes se paket qe ka tek lodrat mos u bej merak, ka femije me te medhenj ne moshe qe luajne as 5 minuta me nje loder dhe e hedhin tutje. Neqofte levizshmeria e tij eshte e ekzagjeruar dhe shoqerohet me karakteristika si impulsivitet, mungese kontrolli, agresivitet atehere eshte mire te keshillohet nje specialist po per momentin me aq sa me ke shkruar nuk eshte rasti yt.

Gjithe te mirat!

/komuniteti