Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

E fiksuar nga lajmi, kam frike per beben time!

Pershendetje, kam nevoje per ndihmen tuaj. Jam ne javen e 34 te shtatzanise, diku ne fillim te shtatzanise kam lexuar nje artikull ne facebook per nje qift zezak qe kishin lindur nje femije te bardhe ku foshnja vuante nga nje semundje per ate arsye ishte i bardhe... me eshte fiksuar ne mendje dhe smundem ta largoj kete qe kam lexuar dhe kam frike shume per beben time... a verehen keto semundje ne ultraze dhe si quhet kjo lloj semundje? Pres pergjigjje nga ju.

Lume Lume (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Lume!

E lexova me kujdes pyetjen tende dhe kerkova informacion per rastin ne fjale. E kisha degjuar edhe une kohe me pare. Femija ka lindur me albinizem ose me ndonje mutacion gjenetik sipas mjekeve ose nje hipoteze tjeter ishte edhe prezenca ne pemen gjenealogjike te ndonje parardhesi te bardhe. Albinizmi nuk eshte semundje por eshte nje anomali e lindur, gjenetike e shkaktuar nga nje difekt ne nje nga 11 genet qe i japin organizmit instruksionet e duhura per prodhimin e pigmentit qe i jep ngjyre lekures dhe syve. Ngjyra tipike e albinizmit eshte e bardha. Albinet jane persona normale me nje rritje dhe zhvillim intelektual normal. Shendeti i tyre ne pergjithesi eshte normal. Mungesa ose pakesimi i pigmentit te lekures, syve dhe flokeve nuk ndikon ne zhvillimin e organeve te trupit. Per te hequr merakun dhe per tu qetesur fillo e interesohu nese ne fis ke ndonje rast albin por te keshilloj te vazhdosh te jetosh e qete shtatzanine tende sepse rasti qe permende eshte nje rast i rralle.

Gjithe te mirat!

/komuniteti