Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Si ta heq mendjen qe nuk po ngel dot shtatzene?

Pershendetje doktoreshe, jam shume e merzitur, cfare me keshilloni te heq stresin qe e kam mendjen qe nuk po ngel dot shtatzane! ju lutem me ndihmoni?!

Anula anjioti (10 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Anula!

Nje nga motivet kryesore te stresit tek grate eshte kerkimi i nje shtatzenie qe nuk po ndodh. Stresi dhe ndjenja e pafuqesise pas gjithe perpjekeve te bera prodhojne nje siklet te madh tek grate. Rregulli i pare: Nalohen alarmiza te kota. Nje nga kushtet per te ngelur shtazene sipas gjinekologeve dhe psikologeve eshte qetesia. Sa me shume deshira per tu bere nene behet nje mendim fiks dhe stresues aq me shume reduktohen mundesite per te ngelur shtatzene. Natyra ka kohen e saj te maturimit dhe neqoftese kjo nuk perkon me deshiren per te ngelur shtatzene fillon stresi i cili rritet gjithmone e me shume dhe formon mendime te rrezikshme si "dicka nuk funksionon tek mua, nuk jam e afte etj". Keto mendime jane armiku i pare i te ngelurit shtatzene. Cduhet bere atehere? Duhet te pranojme faktin qe konceptimi eshte nje event misterioz qe ndodh kur duhet te ndodhe. Mundohu qe te mos lidhesh cdo gje, mendim, ide, ngjarje me kete deshire tenden. Mundohu te realizohesh si grua edhe ne fusha e tjera, si puna hobby te ndryshme, ne cdo gje qe te ben te ndjehesh e kenaqur dhe qe i jep nje sens dites tende. Ndrysho menyren e reagimit ndaj situatave stresuese, mundohu te fitosh kontroll mbi keto lloj situatash. Gjej nje menyre per te reduktuar stresin, si ushtrime fizike,leximi i nje libri etj Situata te ndryshme imagjinative mund te te ndihmojne ne reduktimin e stresit. Imagjino situata te kendshme qe ke jetuar ose do te pelqente te jetoje si kunderpergjigje ndaj situatave stresuese. E di qe eshte pak e veshtire por nuk eshte e pamundur e dashur.

Te uroj gjithe te mirat.

/komuniteti