Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Si te veproj me gocen nervoze?

Urime per rubriken e re. Ju uroj pune te mbare ne kete faqe. Une kam gocen 11 muajshe dhe doja te te pyesja ne lidhje me reagimet e saj. E kam shume te nervozuar dhe kur i afrohet njeri ose qofte dhe ne te shtepise ajo te gjuan dhe te kap prej flokesh ose ne fytyre. Edhe pse une i them jo, gabim, xhan, xhan, ajo perseri reagon. Si mund te veproj me te? kur dikush i flet ashper ajo qan sa meket nese nuk e mora une nuk pushon. Ju uroj gjithe te mirat. Klm.

Eda + Ambla. (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje!

Faleminderit per urimet e perzemerta!

Po e nis duke te te thene qe sjellje te tilla jane normale ne kete faze te zhvillimit. Femija eshte "i veshur" me nje ngarkese emocionale qe shpeshhere nuk arrin ta shprehe ndryshe por vetem me sjellje agresive. Eshte nje faze ku del ne pah karakteri i femijes dhe ku nuk ka perceptim te limitive ose te kufijve te lejuar. Prindi ne kete rast duhet te vendose disa limite dhe rregulla sepse i japin siguri femijes, e bejne te ndjehet e mbrojtur dhe kjo duhet bere me vendosmeri dhe autoritet. Kur manifeston agresivitet perpiquni ta qetesoni me dashuri por gjithmone duke treguar qendrueshmeri te tipit "nuk duhet bere".

Gjithe te mirat.

/komuniteti