Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Si ta largojme stresin per nje shtatezani?

Si ta largojme stresin per nje shtatezani?

Aisha Sweet (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Nje nga motivet kryesore te stresit tek grate eshte shtatzenia qe akoma nuk po verifikohet.Nje nga kushtet per te ngelur shtazene sipas gjinekologeve dhe psikologeve eshte qetesia.Sa me shume deshira per tu bere nene behet nje mendim fiks dhe stresues aq me shume reduktohen mundesite per te ngelur shtatzene.Mendime te rrezikshme si "dicka nuk funksionon tek mua,nuk jam e afte etj" jane armiku i pare i te ngelurit shtatzene.Cduhet bere atehere?.Mundohu qe te mos lidhesh cdo gje,mendim,ide,ngjarje me kete deshire tenden.Mundohu te angazhosh kohen tende me gjera te tjera,si puna hobby te ndryshme,ne cdo gje qe te ben te ndjehesh e kenaqur dhe qe i jep nje sens dites tende.Ndrysho menyren e reagimit ndaj situatave stresuese,mundohu te fitosh kontroll mbi keto lloj situatash.Gjej nje menyre per te reduktuar stresin,si ushtrime fizike,leximi i nje libri etj Situata te ndryshme imagjinative mund te te ndihmojne ne reduktimin e stresit.Imagjino situata te kendshme qe ke jetuar ose do te pelqente te jetoje si kunderpergjigje ndaj situatave stresuese.Besoj se je konsultuar me ndonje gjinekolog mbi shendetin tend dhe mbi mundesite e te ngelurit shtatzene.Neqofte se eshte gjithcka ne rregull do te vije koha edhe per te ngelur shtatzene.Mjafton qe te lesh ngjarjet dhe eventet te shkojne ne rrjedhen e vet,pa u munduar ti forcosh ato.

Te uroj gjithe te mirat!

/komuniteti