Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Stresi dhe nervoza ne shtatzeni

Pershendetje doktorreshe gezohem qe eshte hap edhe kjo faqe une jam ne javen e 22 te shtatzanise po jam tere kohen ne stres, nervoze per cdo gje gati me dalin lot. Po problemi im eshte qe burrin e kam pa pune per momentin. Une po stresohem shume sa edhe shume shpesh po fjalosem krejt nisi une puno, ben dicka, e po frigohem qe mos po i bej dem lidhjes cfare te bej me heq kete nervoze sa edhe ne depresion po bie tere kohen nervoz nuk po dua me u lodh me te njejtat fjalosje? ju flm per pergjigjje.

H. H. (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Shqipe!!!

Shtatzenia mund te jete nje periudhe delikate persa i perket anes psikologjike dhe humorit. Luhatjet e humorit, e qara, nervozizmi, ankthi, shqetesimi emotiv jane ndjesi te perhapura tek grate shtatzene. Kjo per shkak te ndryshimeve hormonale te cilat shkaktojne luhatje humori,ndryshimeve trupore qe sjell shtatzenia,ndryshimeve psikologjike sepse lindja e nje femije ndryshon ekuilibrat ekzistues. Te kesh dyshime dhe shqetesime eshte normale sepse varet nga ndryshimet fiziologjike.

Te ngelurit pa pune eshte nje fakt negativ ne jeten e individit dhe mbi te gjitha ne kete moment qe duhet te jete me i bukuri i jetes suaj.Por e rendesishme eshte mbeshtetja qe i jepni njeri tjetrit.Duhet te ndani ndjenjat dhe emocionet me njeri tjetrin,te flisni per shqetesimet qe keni dhe ndjeni,per pritshmerite per te ardhmen e juaj si cift dhe si familje.Jeni ne nje faze delikate por keni femijen e ardhshem qe ju lidh dhe ju ben te reagoni dhe te jeni optimiste per te ardhmen.Dhe ky duhet te jete motivi juaj kryesor per te zgjidhur problemet.Duhet te krijoni nje ekuiliber te ri ne cift.

Duhet nje menyre e re te menduari per te kaluar problemet qe shkaktojne menyrat e vjetra te te menduarit.

Ju uroj gjithe te mirat.

/komuniteti