Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Kam gocen shume nervoze!

Pershendetje e dashur doktoreshe! kam gocen 7.5 vjec dhe e kam shume nervoze nuk ndegjon per asgje as mua as te jatin x gjen me te vogel behet shume agresive dhe nervoze. Ne i kemi perdorur te gjitha menyrat dhe me te qete dhe duke e denuar mos ti plotesoj cdo tek po eshte e kote se ajo ben me keq. Une keto kohe jam munduar ta trajtoj si shoqe po ne nje momet qe ajo ben nje gabim dhe une i heqe verejtje ajo behet nervoze dhe nuk me degjon dhe me gjysherit me njerezit e afert sillet shume keq n.q.s e kundeshtojne per dicka do gjithe kohen ti vish pas avazit. Kurse ne shkolle ne ambjente me femije kur kuan apo kur shkojme mysafir eshte komplet ndryshe shume femije i qete dhe ne shkolle doli me flet lavderime eshte shume e zgjuar x moshen qe ka. Do me vinte shume ne ndihme keshillat tuaja. Faleminderit paraprakisht.

Eri Musta (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Mosha e femijes eshe nje element i rendesishem ne lidhje me zhvillimin dhe modalitetin e nderhyrjes por nuk eshte i vetmi faktor i rendesishem. E rendesishme eshte edhe familja. Persa i perket moshes, femija 7-8 vjec karakterizohet nga pervetesimi i aftesive sociale per te kuptuar dhe per te krijuar ate sensin e respektit per disa rregulla te caktuara. Nje femije kerkon kujdes dhe vemendje. Keto mund te gjejne shprehje ne sjelljen nervoze dhe agresive dhe provokatore te femijes kundrejt ambjentit qe e rrethon. Duhet durim dhe disponibilitet per te kuptuar nevojat e femijes te shprehura ne menyre jo te pershtatshme sic eshte nervozismi dhe agresiviteti. Komunikimi eshte mjaft i rendesishem. Komunikojme me fjale, me shikime, me gjeste, me pozicione te trupit, komunikojme edhe ne heshtje. Menyra e komunikimit me femijen eshte mjaft e rendesishme ne kete rast.

- Shmangni kontradiktat midis gjuhes verbale dhe asaj joverbale, sepse nje komunikim me elemente kontradiktore nuk ben te kuptueshme synimet dhe qellimet e prindit. Femija edhe pse e kupton qortimin nuk eshte ne gjendje te vleresoje rendesine e tij dhe si pasoje te ndryshoje sjelljen

- Njohja dhe vleresimi i sjelljeve pozitive rrit tek femija gadishmerine per te degjuar dhe mesuar, por duhet qe ky vleresim pozitiv te jete per nje fakt konkret si nje note e mire, nje sjellje pozitive me gjysherit etj. Duke theksuar nje sjellje pozitive femija e konsolidon dhe e perdor edhe ne situata te mevonshme.

- Merrni parasysh kendveshtrime te ndryshme. Prindi duhet te jete i afte te modifikoje pikepamjet e veta ose kendveshtrimet e tij. Duhet te vihet ne kendveshtrimin e femijes, si e sheh ai boten, cfare vezhgon, cfare vleresimesh ben, cfare e entuziazmon?

Shpresoj qe me keto keshilla te te ndihmoj sadopak si fillim. Je e mirepritur dhe te uroj gjithe te mirat e dashur!

Eri Musta (11 vite më parë)
shume faleminderit.

/komuniteti