Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Si te largohet fiksimi per te mbetur shtatzene?

Nje pershendetje per te gjithe mjeket e ketij portali, faleminderit per keshillat qe kane shume rendesi per neve grave qe jemi te regjistruara ne kete portal. Nje pershendetje e vecante shkon edhe per psikologen e ketij portali ju uroj pune te palodhshme ne profesionin tuaj. Pyetja ime do te ishte si te planfikojme jeten kur jeta sigurisht nuk shkon ne rrjedhat qe ne deshirojme, do te doja si te ja bejme ne grate qe duam femije dhe kemi fiksim te mbeturit shtatezene, sidomos si te largoj ate brengen para ciklit mujor gje te cilen ndikon shume ne humorin e dites duke mos u perkushtuar ne angazhimet e tjera ditore duke u fokusar se cfare do te ndodh a do me vie cikli a po jo, dhe ne qoftese me vien cikli si te mos deshperohem e te mos dorezohem te vazhdoj tutje, une tani beje dy vite qe kam martese dhe kam cista endometrioze dhe nuk kam problem me ovulim, dhe kam nje cikel te rregullt?

Alea Morina (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Te keshilloj te konsultohesh me nje specialist persa i perket problemit te cisteve endometrioze.Nga momenti qe gjendja shendetesore eshte e mire dhe prezenca e kisteve nuk perben pengese atehere edhe stresi dhe ankthi do fillojne e te reduktohen vete me kalimin e kohes.Duhet te rrish sa me e qete,te mos e mbash gjithmone mendjen tek te ngelurit shtatzene,te vazhdosh te jetosh jeten normalisht pa u fiksuar ne mendime te tipit pse nuk po ngel shtatzene etj.

Te uroj gjithe te mirat.

/komuniteti