javë pas jave
Pershendetje e dashur!
Pyetja e pare qe te bej eshte: a je konsultuar me pediatrin e vajzes?
Duhet te kontrollosh disa gjera. Si eshte niveli i te kuptuarit? Eshte i mire dhe ben progrese edhe pse te avashta dhe te pakta? Si eshte niveli i degjimit? E kthen koken kur e therrisni ne emer? A i tregon me gisht objektet ose gjerat qe do? A i perdor gjestet? Sepse perdorimi i tyre dhe kuptimi i ketyre gjesteve nga ana juaj e ben qe te mos kete nevojen e te shprehurit me fjale per te marre ate qe deshiron. Neqoftese i perdor gjestet per tu shprehur do te thote qe ka pervetesuar kodet e komunikimit.
Femijet veprojne duke imituar, ecin duke pare te tjeret qe ecin dhe flasin duke perseritur fjalet e me te rriturve. Duhet ta stimuloni vazhdimisht.
Kopshti ne te tilla raste eshte nje zgjidhje mjaft e mire sepse luan nje rol te rendesishem social, dhe gjuhesor sepse ekspozohet ndaj fjaleve te ndryshme, meson fjale te reja dhe familiarizohet me to. Gjithashtu ndihmon edhe ne socializimin me femijet e tjere. Pyete pediatrin tend nese anomalia ne zemer eshte me te vertete penguese ne frekuentimin e kopshtit.
Je gjithmone e mirepritur per cdo dyshim dhe pyetje tjeter.
Te uroj gjithe te mirat!
Shpresoj qe ju dhe familja juaj te jeni mirë. Kam vajzen 2 vite i ka mbushur ne mars dhe nuk flet ende para se mi mbush 2 vite ka thirr mamii, babii , naniii, ama nuk po i thot maaa,,, degjon shume mire eshte tip nervoz i han thonjet, nuk eshte ne kopsht e kam ne shtepi (sepse ka nje anomali ne zemer e nga frika se mos po me lendohet nuk e kam dergu), nuk e pengojne mysafiret edhe femijet nuk e pengojne por nuk luan me femije. Ndegjon muzike shume i pelqejn gjithashtu edhe filmat vizatimor... gjithashtu ka biberonin ende sepse po e hoqi nga goja i fut gishtat ne goje dhe i grimcon thonjet, ushqimet nuk i refuzon, qumeshtin nuk e perdore vetem qajra te ndryshem... eshte e shendoshe. Qka me brengos eshte qe nuk flet... desha te shtoj edhe diqka qka ti thuash krejt kupton por nganjehere nuk me ndegjone dhe e bene sherrin. Paraprakisht ju falenderoj dhe ju deshiroj gjithe te mirat.