Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Xhelozia ime

Pershendetje deshta me bo nje pyetje rreth xhelozise se tepruar. Une koheve te fundit po jam shume xheloze ne burrin tim, puna eshte qe ai merret me tatuazhe dhe kur po vjen ndonje femer shume po me kap sikleti, nuk po dua me u be xheloze po s`po mundem me u permbajte ne ato momente po dua me u cmend, cka me kishit keshilluar ama jam shume keq koheve te fundit :S te faliminderit per pergjigjen tuaj.

Teuta Kf (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Teuta!!

Zakonisht jemi xheloze kur kemi frike te humbin dicka apo dike qe per ne ka shume vlere. Kjo xhelozi na ben te shqetesohemi, te jemi dyshues, te kemi friken e humbjes. Xhelozia eshte nje ndjenje e natyrshme, eshte nje emocion qe nuk duhet refuzuar. Eshte shqetesuese vetem atehere kur kalon limitet dhe kufijte. Eshte normale kur eshte nje ndjenje episodike dhe kalimtare e cila nuk shkakton vuajtje te vetes dhe te te tjereve. Sipas studimeve neqoftese kalon limitin prej gjashtedhjete minutave ne dite fillon e behet patologjike. Xhelozia patologjike con ne mendime dhe sjellje osesive, si kerkimi i vazhdimte i shenjave te nje tradhtie te imagjinuar,n djekja dhe kontrolli i partnerit ne cdo moment.

- Duhet te kuptosh emocionet e ngjallura nga xhelozia, (frika per te humbur burrin, zemerim dhe inat ndaj punes se tij etj), aftesia per te kuptuar keto emocione qe ne fillim eshte arma e pare e vetembrojtjes.

- Analizo pikë për pikë shkaqet e xhelozise tende, përpiqu të kuptosh pse ndjehesh xheloze. Mund te jete frika e falimentimit qe vjen nga eksperiencat e kaluara, mund te jete një nivel i larte pasigurie, etj.

- Shiko me kujdes efektet e sjelljes se xhelozise tende tek njerëzit e tjerë. Njerëzit që ndjejnë presion nga pyetjet dhe supozimet do të ndjehen të frustruar por reagimet si padurimi, frustrimi, zemërimi dhe acarimi nuk janë një pranim i fajit, por ato janë simptoma që personi ka arritur kufirin e durimit.

- Pyet veten mbi shkakun e xhelozise tende si psh :Unë jam xheloze, sepse jam e frikësuar apo zemëruar dhe pse ndjehem keshtu? Ky eshte nje fillim i mire për të menaxhuar ndjenjat në mënyrë konstruktive.

- Komuniko ndjenjat e xhelozise, ndaji ato me personin qe ke ne krahe sepse kjo mund te jete konstruktive. Mënyra se si ju i perceptoni situatat mund të jetë absolutisht e kundërta e partnerit tuaj.

- Largoje vemendjen gjate dites nga kjo ndjenje duke u marre me sport,me ndonje hobby apo me gjithcka te ben te ndjehesh mire,domethene cliro emocionet ne menyre me te shendetshme.

-Ki besim tek vetja. Bej nje liste te gjerave dhe aspekteve pozitive qe ke. Të menduarit pozitiv duhet të jetë një aktivitet i përditshëm. Me kalimin e kohës, të menduarit pozitiv do të eliminojë mendimet destruktive dhe do t'ju ndihmojë te keni me besim tek vetja, me e fortë dhe jo e persekutuar nga mendimet e xhelozisë. Forco vetebesimin tend.

Te uroj gjithe te mirat e dashur!!!

Teuta Kf (11 vite më parë)
Faliminderit zemer shum shum me ke ndimu te uroj qdo te mire ne jete.

/komuniteti