Djali me trembet shpesh
Dina Lk
(12 vite më parë)
Pershendetje Dina!!
Nuk eshte per tu merakosur e dashur. Femijet jane shume te ndjeshem ndaj ambientit. Rri e qete dhe lere qe te mesohet avash avash me zhurmat e ndryshme. Me kalimin e kohes do mesoje ti njohe dhe nuk do te trembet me. Shtrengoje fort ne krahe, buzeqeshi dhe qetesoje duke i folur.
Gjithe te mirat.
Pershendetje e nderuar. Kam djalin 4 muajsh dhe shpesh here, nga zhurma te ndryshme (e qeshur pak e madhe, teshtitje, nje perplasje e deres nga era etj.) me trembet shume, merr vaj dhe per nja 5-6 min nuk pushon se qari. Desha te di nese kjo trembje mund t'i shkaktojne ndikime psikologjike ne te ardhmen, apo s'ka te beje kjo? Ju faleminderit!