Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Askush nuk me kupton!

Pershendetje! Problemi im lidhet me te mos ngelurin shtatzene. Nuk me merrni me mend sa presion kam nga njerezit. Ne shumicen e kohes jam shume e qete kaloj shume mire me bashkeshortin por sa here dale ne rruge, pyetjet standarde jane he pse sben femije, vajte goxha, nise ca pret dhe tek une nis nje ndjenje fajsimi qe nuk po arrije dot te kem dhe une nje bebe ne dore. E kam te pamundur te dale ne rruge te flas me njerez qe njoh sepse me pyesin pa reshtur dhe vazhdimisht sikur ta kene bere me fjale te me merzisin enkas. Ju lutem si te reagoj ne disa raste, ju kam folur shume ashper dhe jam penduar. Ju uroj pune te mbare.

Delisia Delis (12 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Po provon te ngelesh shtatzene dhe nuk po ndodh? Apo thjesht po prisni momentin e duhur?

Me beri pershtypje ndjenja e fajit qe permend.Zakonisht ndjenja e fajit mund te lind nga nje deshtim, nga nje sens moskuptimi,nga nje ndjenje pafuqie per te ndryshuar situaten,dhe kjo ndjenje faji percakton veprimet tona,ndjenjat tona,jeten tone.Mundohu te analizosh situaten dhe te njohesh sa me mire veten per te kuptuar nga se lind kjo ndjenje faji dhe a ka baza.

Persa i perket njerezve,natyra e njeriut eshte e tille dhe ka qene gjithmone.Njerezit ndjehen te autorizuar per te te dhene keshilla,jane kureshtare,disa me te mire e disa me te keq.

Qesh dhe buzeqesh ndaj pyetjeve te tyre.Vezhgo dhe analizo me kujdes reagimet e tua.Mos iu pergjigj provokimeve me provokime.Mos u mundo te justifikohesh,mos u ndje e detyruar te pergjigjesh dhe te shpjegohesh.Kur ndjehesh e provokuar dhe e irrituar,kjo eshte mundesia ideale per te ndryshuar.Mos reago si zakonisht,duke u pergjigjur keq por reflekto per pergjigjen.Befasoji me nje te qeshur,me nje batute,me nje pyetje tjeter ose edhe thjesht me indiference,ne varesi te marredhenieve qe ke me cdo person.

Te uroj gjithe te mirat dhe do e shohesh qe me qetesine dhe me perjetimin e gjerave ne menyre me pozitive gjithcka do te shkoje mire.

/komuniteti