Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Fjalosja mes prinderve ne prezence te bebit

Prsh. Doktoreshe, kemi bebin gati 7 muajsh, me intereson te di cfare ndikimi ka fjalosja mes meje dhe burrit ne prezence te femiut, kemi ndonjehere mosmarreveshje normale si cdo cift besoje, ajo qe me brengos eshte qe bebi eshte me ne dhe degjon fjalet tona dhe zerat e larte kundrejte njeri tjetrit, ndikon negativisht? Faleminderit.

Jetta S (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje!!

Te grindesh eshte normale per ciftin. Por eshte vertetuar se grindjet dhe zenkat ne prani te nje femije kaq te vogel jane te demshme per shendetin e tij. Kjo ndodh sepse ekspozimi ne situata te cilat femija i percepton si nje kercenim per mbijetesen e tij mund te nderhyjne ne zhillimin normal te femijes duke sjelle alterime afatgjata. Neqoftese dikush ne mjedisin rrethues ka sjellje qe femija i percepton si kercenuese, kjo perben rrezik dhe sjell aktivizimin e mekanizmave biologjike te "mbijeteses" qe perdoren ne situata emergjence, por kjo pengon zhvillimin e nje funksionimi mendor me kompleks i cili kerkon kushte te favorshme sigurie, pra nje baze te sigurte per femijen.

Pra nese per ne te rriturit grindjet jane normale, per femijen jo keshtu qe evitoni te grindeni ne prani te femijes suaj.

Ju uroj gjithe te mirat!

/komuniteti