javë pas jave

Pershendetje Anila!
Femija fillon te flase duke imituar te rriturit.Nese ka aftesi njohjeje normale,degjim normal dhe te kuptuar verbal por ka nje prodhim te fjaleve me pak se 80 fjale atehere quhet foles i vonuar.Eshte e pamundur te hedhesh hipoteza pa njohur historine e femijes,fazat e tij te zhvillimit e keshtu me rradhe.Nuk flet fare apo flet disa fjale?I degjon edhe i vlereson historite qe i tregon?E kupton mire gjuhen e te rriturve?Eshte i frenuar?Si eshte zhvillimi motor?Po sistemi viziv?Duhet nje analize e mire e situates per te kuptuar dhe per te ndihmuar femijen.Nese ka te beje vetem me varferine ne fjalor eshte i rendesishem kontakti viziv me personat qe i flasin.Lexoji tregime ose histori qe lidhen me imazhe.Beje te preke fytyren tende ose te personave qe i flasin ne menyre qe te preke pjeset qe levizin ne artikulimin e nje tingulli sepse femijet mesojne shume nepermjet kontaktit.
Dhe mbi te gjitha informohu dhe drejtohu perseri tek nje specialist i zoti.
Te uroj gjithe te mirat dhe pershendetje djalit!


Te lutem e nderuar doktoreshe me trego si i thone kesaj. E kam djalin 3 vjec e gjysme, problemi qendron se ai nuk me flet asnje fjale, nuk e di pse jam teper e merzitur sa qe semundje don te me behet kjo, e kam pas te logopedi mirepo logopedi e testonte me disa lodra, provokime ato lodra qe i pelqenin lozte me ato me ato qe nuk i pelqenin as qe i shikonte, me thane qe eshte heret ta testojme me lodra pasi qe eshte ende i vogel po mua me duket pak e palogjikshme si te jete i vogel kurse moshataret e tij flasin si bilbila... edhe diqka dua te cek ky ndegjon mire kupton mire kur ti them... eja te hame dreke ose te dalim jashte... eshte shume i kuptueshem per ate apo mundem ta kuptoj pse nuk flet djale te pasterta veq bon 'ditaaaa' e zgjat shkronjen aaa shumme cka mundet te jete kjo me jep nje mendim te lutem... me fal qe e zgjata po te shkruaj nga qe jam shume e humbur... edhe dicka desha ta cek a ndikon kjo gje ne familje pasi qe djali i motres eshte 6 vjeqar edhe ende nuk flet si duhet, flet shume rende qe une nga nje here se e kuptoj fare, te lutem me ndihmo sado pak ma lehteso friken... me rrespekte Anila.