Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Probleme te vazhdueshme...!

Ju pershendes dhe uroj per punen e juaj. Kam kohe qe kam probleme me burrin tim, jam shtatzene dhe sa here grindemi me thote shko ne shtepine tende, me fyen rende, e me lendon pa mase sa qe nganjehere me te vertete e mendoj e kete... te iki e te shkoj, sepse smundem me... sot isha ne spital sepse me ra te fiket dhe u rrezova, fillova te qaj sepse mendova se e humba bebin e kjo ndodhi pikerisht sepse patem nje debat... dua te cek qe ai ska asnje arsye te sillet keshtu. Eshte shume nervoz si tip, por me ka ardh ne maje te hundes... cka te bej sipas jush, a duhet ta duroj gjithe jeten? Sepse mirekuptim smund ta gjej... Sikur prinderit e mi te dinin se qka perjetoj cdo dite do tme mirrnin me vete... me keshillo te lutem cka te bej, jam 28 javeshe, nuk punoj, a do te mundesha te perballoj nje ndarje? Skemi as kurore, sa ka drejta ai mbi vajzen time qe kam ne bark? ju faliminderit shume.

(9 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Lola!!!

Situata jote eshte pak e veshtire me sa me shkruan. Shtatzenia eshte nje eveniment sa i bukur aq edhe stresant ndonjehere,si per nenen po ashtu edhe per babain. Burri juaj eshte shume tip nervoz me thua. Ka qene gjithmone keshtu apo eshte keqesuar gjate shtatzenise. E ka pritur me gezim dhe padurim kete shtatzani? Sepse ndodh qe babai i ardhshem te kapet nga ankthi,stresi dhe nervozismi. Ose ndodh qe te jete xheloz per femijen qe do te vi duke menduar se tani vemendja do te jete e gjitha tek bebi dhe ai do te lihet mbas dore. Mund te ndikojne shume gjera. Mundohu te vezhgosh cdo sjellje te tij,te analizosh situatat dhe grindjet si para shtatzanise si pas per te kuptuar a ndikon kjo gjendje sic te thashe me siper. Ndodh edhe qe baballaret mund te qetesohen edhe te ndryshojne totalisht me lindjen e femijes. Ti e njeh me mire burrin tend dhe vendime te tilla mund ti marresh vetem ti e dashur.

Te uroj gjithe te mirat!

/komuniteti