javë pas jave


Pershendetje Dona!
Trasferimi konsiderohet si nje ngjarje mjaft stresuese.Ndarja nga familja dhe mjedisi ku ke jetuar per shume kohe mund te krijoje nje ankth te forte psikologjik dhe con ne problemi si mosperballimi i largesise dhe mosadaptimi ne nje vend te ri.Ndjehemi nostalgjike.Nostalgjia eshte ndjenja e ndarjes dhe distances qe vjen nga humbja e lidhjeve fizike me ambientin familiar.Karakterizohet nga vuajtja e shkaktuar nga ndarja,deshira per tu kthyer ne shtepi,depresion,ankth dhe ndjenja pasigurie.
Duhet bere dallimi midis trasferimit vullnetar dhe atij te detyruar sepse ndryshon edhe kendveshtrimi i gjerave.Je trasferuar per pune,per shkolle,etj?Sa kohe ke qe je trasferuar?
Ne cdo situate mundohu te marresh aspektin pozitiv te gjerave.Shihe si nje okazion per te lene pas gjithcka qe nuk deshiroje nga ambienti i vjeter dhe qe atehere nuk kishe guximin ta ndryshoje.Fillo dhe shihe kete trasferim sikur je me pushime dhe fillo dhe eksploro zonen ku je,lagjen ku banon,dyqanet etj...Jepi kohe vetes dhe mbi te gjitha lejoje ate te ambientohet.
Te uroj gjithe te mirat!


Pershendetje, deshta te marr nje keshille nga ju, pasi qe jetoj jashte Kosoves, dhe po merzitem shume per familjen time atje, nuk po mundem mu adaptu ketu. Cka me kishit keshillu ju qe te vazhdoj tutje se vertet po me duket e veshtire? Ju faleminderit.