Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Depresion i pas lindjes apo gjendje normale?

Pershendetje doktoreshe! Kam lindur qe 6 muaj, kam nje femije te shendetshem por eshte shume i gjalle, tere kohen duhet ta mbaj ne dore, nuk flen shume. Une jetoj vetem dhe tere kohen duhet te kujdesem vete per bebin ne shtepi kur dalim ne shetitje, ndonjehere ndihem shume e lodhur dhe menxi zgjohem nga shtrati, behem shume nervoze per cdo gje, nuk mundem as te ha, ndonjehere jam ne humor shume te mire menjehere me nderron gjendja. Marredheniet me burrin i kam shume te mira nuk me mungon asgje nuk e di pse ndonjehere ndihem shume e deshperuar dhe e lodhur. Tere kohen mendoj vetem per bebin, nuk me hiqet nga mendja edhe kur flen une sdi te pushoj e gjej veten duke menduar per bebin. Nuk e di a eshte normale kjo gjendje por une po shqetesohem mos kam rene ne depresion? Ju falenderoj per ndihmen.

Albulena Koshtova (8 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Albulena!

Lindja e nje femije sjell nje riorganizim te madh ne jeten e nje gruaje.Ne kete faze te kujdesesh per veten dhe te kerkosh ndihme ne menaxhimin e femijes dhe te shtepise eshte nje faktor parashikues per nje gjendje te shendetshme afatgjate.Simptomat e depresionit post partum jane:nervozizem,shqetesim i tepruar,ankth,gjume i shqetesuar,humbja e oreksit ose oreks i tepruar,lodhje muskulare,e ndjen femijen si nje barre,mungese emocionesh kundrejt femijes,e ndjen veten te paafte dhe te pamjaftueshme per tu kujdesur per te,mungese perqendrimi ne gjerat e perditshme.Ne faktoret fizike qe mund te cojne ne depresion eshte lodhja qe vjen nga ritmet e imponuara nga femija.

Dialogo me partnerin tend,tregoji friken dhe ankthin tend,ndaje pervojen e memesise me miqte dhe te afermit e tu sepse eshte provuar shkencerisht se dialogu eshte nje kure e efektshme kunder shfaqjes se depresionit pas lindjes.Kerko ndihmen e mamase ose familiareve te tjere ne perkujdesjen e femijes dhe mundohu te gjesh pak kohe per veten,per nevojat dhe deshirat e tua.Kujtohu qe je nene por je edhe femer.Kjo gjendje mund te jete thjesht lodhje por qe kjo lodhje mund te jete e rrezikshme per shendetin tend.Prandaj fillo e kujdesu me shume per veten e dashur dhe ndaj pergjegjesite e kujdesit te femijes edhe me bashkeshortin tend.

Te uroj gjithe te mirat!

Albulena Koshtova (8 vite më parë)
te falenderoi shume per pergjigjen

/komuniteti