Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Si ta pregatis femijen tim per ne çerdhe?

Pershendetje. Femija im 17 muajsh eshte teper i lidhur me mua. Deri me tani e kam mbajtur ne shtepi dhe ai praktikisht ka qendruar 24 ore me mua. Eshte e pamundur te me ndahet qofte edhe per pak kohe (dhe vetem me gjyshen, askujt tjeter si afrohet). Eshte femije i dashur por i ndrojtur. Aq me teper per keto arsye, por edhe se duhet te punoj, dua ta coj ne cerdhe. Po vetem ideja me lemerit (seriozisht), kur mendoj se si do ta le me persona qe ai si njeh. I trembem anes se tij psikologjike, se si do ta perballoje. Ju lutem me ndihmoni se si ta bejme qe ta kalojme sa me "lehte" kete moment? Faleminderit.

Sonila Bici (8 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Sonila!

Momenti i ndarjes nga nena eshte i veshtire per ty dy palet, si per femijen ashtu edhe per nenen. Mund te filloni ta pergatisni femijen.

Fol me femijen dhe ti tregoji cfare ndodh ne cerdhe sepse kjo eshte nje menyre per ta familiarizuar me ate qe do te ndodhe.

Filloni dhe krijoni nje ritual tuajin pershendetjeje. Momenti i ndarjes ne cerdhe behet me familiar nese perseritet cdo dite i njejti gjest pershendetjeje sepse ben qe femija te besoje qe do kthehesh ta marresh, ashtu sic kthehesh kur e le tek gjyshja.

Disa prinder vecanerisht nenat ndjehen ne faj qe po e cojne ne cerdhe dhe nuk po kujdesen vete gjithe kohes. Nese kjo ndjenje faji perceptohet nga femija, konfirmon friken e braktisjes.

E rendesishme eshte prania e vazhdueshme e prinderve jashte cerdhes sepse i jep siguri qe mami me babin do e marrin sepse e duan shume. Keshillohet qe muajin e pare ta lesh sa me pak me gjysherit dhe te rrini me shume vete.

Pershendeteni gjithmone para se te ikni nga cerdhja dhe jepini kurajo dhe sigurojeni verbalisht. Eshte mire qe javen e pare ta coje dhe ta marre po i njejti person.

Te qarat jane normale ne momentin e ndarjes. Kjo mund te mos ndodhe direkt ne disa raste por ndodh me vone, por ky frustrim eshte pozitiv sepse sherben per rritjen.

Tregohuni te qete para femijes qe qan sepse femija ndjen emocionet e nenes, nese ju ndjeheni te qete dhe ai qetesohet.

Mundohuni te mos fusni ndryshime te tjera ne jeten e femijes. Nese ka nje objekt te preferuar jepjani me vete ne cerdhe nese e qeteson.

Nese te lejojne qendro ne cerdhe me te ne fillim, sa te ambientohet me kontekstin, pershembull ditet e para rri gjithe kohes, pastaj nga 2 ore, nje ore e duke e pakesuar.

Dhe mbi te gjitha mos u shqeteso dhe mos u ndje ne faj vete qe po e le ne cerdhe. Eshte nje faze qe e kalojne te gjithe femijet.

Gjithe te mirat!

/komuniteti