Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Gjumi te foshnjet

E nderuar para disa ditesh ju pyeta per ndikimin psikologjik te foshnjeve qe flejne afer nanes si dhe te atyre qe flejne ne shtratin e vet, nuk mora pergjegje nderkaq eshte mese qeshtje e rendesishme kjo gjithsesi falemnderit!

Bebi Bebushi (8 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje!

Me fal per vonesen ne pergjigje por pyetjet e juaja jane te shumta dhe une mundohem ti pergjigjem pak e nga pak duke pasur parasysh qe kam edhe angazhime te tjera. Shto dhe faktin qe eshte periudhe pushimesh dhe kam te drejten edhe une besoj te pushoj pak :)

Duke iu kthyer pyetjes tende, normal qe eshte nje ceshtje e rendesishme.

Ne lidhe me gjumin vetem dhe afer nenes ka opinione te ndryshme, ka shkolla mendimi te ndryshme per edukimin dhe kujdesin per femijen. Dhe jemi gjithmone te ekspozuar ndaj modeleve edukative te cilat jane vazhdimisht ne ndryshim me kalimin e kohes.

Sipas nje studimi amerikan te flesh me prinderit nuk ka ndikim negativ tek femijet dhe nuk ngadaleson aftesine e tyre per te mesuar. Nuk konsiderohet zakon i keq por eshte e rendesishme qe ti shkeputesh gradualisht qe te fillojne te jene te pavarur. Margot Sunderland, nje nga autoritetet kryesore ne fushen e psikologjise se femijes i keshillon prinderit ti lejojne femijet te flene me ta deri ne moshen 5-vjecare. Sipas saj kjo praktike e quajtur "co-sleeping"(te fleme se bashku) me shume probabilitet ben te mundur rritjen e femijeve te qete, te shendetshem dhe emocionalisht te ekuilibruar. Nuk ka rrezik -sic degjojme te thuhet gjithmone- qe femija te perkedhelet ose te vonohet ne rrugen e tij drejt autonomise. Pavaresia e femijes fillon e formohet nepermjet pranimit dhe permbushjes se nevojave te tij baze. Afersia me nenen nuk eshte nje ves por nje permbushje e nevojave te femijes.

Nuk ekziston nje formule per te gjithe. Nuk eshte e nevojshme te flesh me prinderit per tu rritur mire. Ka femije qe pershtaten direkt me shtratin e tyre,dhomen e tyre, hapesiren e tyre.

Nena duhet te pyese veten se cila eshte gjeja me e mire per te dhe per femijen e saj, pra si do ta perjetonte femija ndarjen apo do te ishte me mire ta kishte afer. Nuk ka pergjigje te gatshme, cdo femije dhe cdo prind eshte i ndryshem. Por nese femija ka dhe shpreh nje nevoje te forte per kontakt dhe afrimitet dhe siguri ta detyrosh te qendroje larg prinderve do te thote te lesh pas dore nje nevoje primare te tij.

Gjithe te mirat!

Bebi Bebushi (8 vite më parë)
Falemnderit e nderuar! Pushime te kendshme!

/komuniteti