Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Pse flas naten?

Pershendetje doktoreshe pse ndodh te flas ne gjume, mua kurre s`me ka ndodh perpara po burri me thote nganjehere flet po s`te kuptoj cka po thua pse ndodh kjo a eshte dicka keq? Te pershendes.

(11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Edita!

Te folurit ne gjume eshte nje dukuri e zakonshme dhe normalisht nuk konsiderohet si problem mjekesor. Kush flet ne gjume duket sikur po flet me veten por ndonjehere duket edhe sikur dialogon me njerez te tjere. Te folurit ne gjume mund te ndodhe ne cdo faze te gjumit. Shfaqet pa ndonje motiv te caktuar dhe ne shumicen e rasteve eshte e pademshme. Konsiderohet si simptome e lodhjes fizike dhe mendore por jo semundje. Gjithsesi ne disa raste mund te jete shenje e nje crregullimi te gjumit. Nese je duke folur ne gjume dhe e folura shoqerohet me frike, ulerima, veprime te dhunshme (por nga sa me shkruan kjo nuk te ndodh) ose nese e folura eshte e pernatshme dhe nderhyn me cilesine e gjumit atehere eshte e keshillueshme te konsultohesh me specialiste.

Nuk ka ndonje menyre per te evituar ose shmangur te folurit ne gjume. Mundohu te evitosh cdo lloj stresi, te flesh mjaftueshem dhe me nje orar te caktuar. Mbaj nje "ditar gjumit", oren kur shtrihesh, oren qe po te ze gjumi dhe oren kur zgjohesh. Cfare pi sidomos pije qe permbajne kafeine por edhe alkol, dhe aktivitetet fizike qe ben nese ben. Mbaje 2-3 jave dhe mundohu te zbatosh te njejtat orare.

Gjithe te mirat!

(11 vite më parë)
Te falenderoj shummmm doktoresh..

/komuniteti