Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Sulmet e panikut

Pershendetje e nderuar. Desha tju pyes rreth sulmeve qe po me ndodhin. Nuk e di nese jane keto sulmet e panikut, por desha tju pyes juve si psikologe pasi qe po mendoj se shkaqet jane psikologjike. Jam shtatzene ne muajin e tete. Mbreme per te treten here gjate shtatzanise me ka ndodhur kjo gje. Isha e merzitur edhe fillova te qaj, pas nje kohe mu ndal fryma, kisha shuuume shume veshtiresi ne frymemarrje, e mu kishte tharre fyti, bile per disa sekonda (5-6) mu mbyll edhe goja mezi e hapa per te marre fryme. Burri me lagu me uje, me levante e me thoshte qetesohu, ma hapi dritaren e pastaj filloi frymemarrja te me normalizohet. Kjo me ka ndodh edhe para nje muaji, para tre muajve, edhe nje here para dy vitesh (para se te martohesha). Ajo qe me shqeteson mua eshte se si mund ta menagjoj vehten qe mos ta perjetoj me kete situate sepse me te vertete po frikesohem se do te ndikoj keq ne shendetin e bebit :S. Ju falenderoj shuume shume paraprakisht.

Elif Gashi (8 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Urime per shtatzenine tende. Gjate shtatzenise trupi i nenes eshte i angazhuar ne krijimin e nje trupi te ri te vogel. Frika dhe sulmet e panikut jane te pranishme por mundohu ti mendosh si te parendesishme edhe shume te vogla ne krahasim me lindjen e femijes tend. Shtatzenia shpesh e thekson ndjeshmerine, e cila eshte akoma me e larte tek ata qe vuajne nga sulmet e panikut, dhe jane te mundura momente veshtiresie, nervozizmi dhe irritimi.

Hapi i pare eshte qe te pranosh keto ndjenja sepse jane te pranishme ne jeten tende dhe nuk mund te "shtypen". Ti pranosh dhe te shkosh pertej tyre duke u perqendruar tek femija yt.

Hapi i dyte eshte qe te mos i ushqesh keto ndjenja te pakendshme duke i perseritur gjithmone vetes "Une ndjej frike dhe panik por nuk prekem nga keto emocione sepse duhet te coj deri ne fund projektin tim me te bukur qe eshte femija im".

Fol vazhdimisht me femijen tend duke i thene atij te verteten si "Keto qe po provon mamaja jote jane vetem ndjenja dhe emocione te forta por te pademshme per ty". Nderkohe qe qeteson femijen tend, i flet edhe asaj pjese te vetes tende qe ka frike.

E dashur perqendrohu vetem tek femija yt, tek ai kerko dhe gjej forcen per te perballuar dhe menaxhuar keto ndjenja.

Duke te uruar nje lindje sa me te mbare, te pershendes!!!

/komuniteti