Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Nervoza dhe stresi

Pershendetje. Si mund ta largoj nervozen dhe stresin, sepse me shfaqet shume shpesh?

Adelina Berisha (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Adelina!

Stresi eshte nje reagim i trupit,nje reaksion i organizmit ndaj stimujve te jashtem. Jemi te stresuar kur perceptojme se nuk jemi ne gjendje te menaxhojme ngjarjet qe na ndodhin.

Ka dy menyra kryesore per te luftuar stresin:

- duke ndryshuar mjedisin qe e shkakton ate,por kjo gje eshte pak e veshtire per tu bere

- dhe duke modifikuar menyren sesi organizmi jone reagon ndaj stresit dhe nervozismit

Eshte e rendesishme te idntifikosh shkakun e stresit.

Perpiqu te mbash distanca nga cfaredo gjeje qe te ndodh, sikur po sheh nje film.

Analizo sjelljet e njerezve dhe mundohu te mos shqetesohesh shume per ate qe mendojne te tjeret.

Numero deri ne 10 ose 20 para se te reagosh ndaj stimujve te jashtem.

Mundohu te ndryshosh pikepamjen tende te gjerave,kerko gjithmone anen pozitive te tyre dhe nese nuk e gjen imagjinoje vete.

Bej aktivitet fizik sepse lejon eliminimin e stresit(edhe nje shetitje e thjeshte ne ajer te paster mund te ndihmoje)

Verbalizoje stresin dhe nervozismin sepse te jep nje ndjenje clirimi

Zgjohu ne mengjes duke qene sa me pozitive dhe duke i bere gjerat me qetesine me te mundshme pa u nxituar.

Fli rregullisht.

Komuniko me te tjeret sepse te lejon te konfrontohesh per nje zgjidhje problemi apo te jep nje kendveshtrim tjeter te gjerave.

Dedikoji kohe vetes tende duke bere gjerat qe te pelqejne.

Fillo shkruaj ne nje fletore cdo situate apo person apo ndjenje qe te ngjall stres dhe nervozizem dhe ne to mundohu sic te thashe edhe me siper te gjesh aspektet pozitive.

Te uroj gjithe te mirat!

/komuniteti