Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Hiperaktiv apo kerkon vemendje?

Pershendetje. Kam nje djale 9.3 vjec. Ne cdo kerkese apo fjale qe thote eshte shume arrogant dhe nervoz, me te gjithe pa perjashtim, vetem ata qe nuk ja vene ne dukje gabimet ose mungesen e sjelljeve reagon pak me bute. Edhe ne shkolle ka te njejten sjellje dhe nuk shfaq rezultate te mira pavaresisht inteligjences qe zoteron. Ju lutem me sqaroni?!

Suzi Popa (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Suzi!

Me kaq pak informacion nuk di te te them nese eshte iperaktiv apo kerkon vemendje sic me pyesni. Eshte femije i levizshem, eshte impulsiv, i pavemendshem? Sepse keto jane simptomat primare te hiperaktivitetit. Simptomat sekondare jane veshtiresi ne marredheniet sociale, vetebesim dhe autostime e dobet, probleme te sjelljes dhe veshtiresi ne shkolle. Kuadri klinik eshte: leviz vazhdimisht kembe e duar ne menyre te papershtatshme, vrapon gjithandej ne situata kur nuk duhet ta beje, veshtiresi ne lojrat e qeta, flet shume.

Disa nga keto me sa me ke shkruar i ka. Ka qene keshtu qe i vogel apo e ke vere re vetem kohet e fundit? Zihet shpesh me shoket e klases dhe a ka shoke? Prish oren e mesimit? Ka probleme te vemendjes, te te mesuarit dhe kuptuarit te gjerave, te sjelljes pervec faktit qe grindet me te gjithe? Je konsultuar me ndonje mjek per keto shqetesime?

Mbaj nje ditar per nje fare kohe duke shenur te gjitha veprimet dhe sjelljet e femijes ne kontekste te ndryshme si ne shtepi, me njerez, ne shkolle, me shoke etj. Konsultohu me mesueset dhe nese situata te duket goxha shqetesuese drejtohu nje specialisti. Sepse per te diagnostikuar nese nje femije eshte hiperaktiv apo jo behen nje sere testesh qe testojne sfera te ndryshme, si vemendjen, aftesite kognitive, etj, etj.

Te uroj gjithe te mirat!

Zefi (9 vite më parë)
pershendetje, kam djalin 9vjeqar, vuan djali nga semundja e vet, dhe familja nga ky djal, e ka problemin hyperaktiv, medicina me ka than veq ritalin nuk ka tjeter, ate nuk e kam pranu, ne zvicerr jetoj, te pyes a ka ndonje ilaq tjeter per ket problem te femijes

/komuniteti