Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Menyra me e mire per ta pergatitur femijen per udhetimin tim

Pershendetje desha te pyes ne ldhje me femijen tim, une me burrin tim do te largohemi per rreth 20 dite nga femiu yne dote udhetojme. Femija im eshte 4 vjeqar do ta le tek prinderit desha te di se cila eshte menyra me e mire per ta pergatitur femijen qe mos ta merr shume stresuese? A ta provoj qe ta le me heret me flejte tek familja ime apo ne momentin kur te nisemi ne udhetim sepse kam frike qe nese e le me heret per nje dite e kthehem do te jete me keq per te?

Miri E (8 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Femija yt ka ndenjur ndonjehere tek gjysherit apo kjo eshte hera e pare? Cfare raporti ka me to?

Shpjegoja situaten, faktin se do te rri disa dite tek gjysherit te cilet e duan shume, do loze e do dale me to. Siguroje me fjale per rikthimin tuaj. Mundohu te mos jesh e nervozuar apo e shqetesuar kur ja shpjegon, apo te ndjehesh ne faj se po e le sepse femija e percepton shqetesimin e nenes. Blini bashke ndonje loder qe i pelqen duke i thene qe te luaj me te ne kohen kur nuk jeni dhe duke i premtuar lodra te tjera kur te ktheheni. Nese ke edhe pak kohe para udhetimit fillo ta lesh gradualisht tek gjysherit, nje mbasdite, gjithe diten, nje nate, sepse keshtu sheh si reagon ndaj gjysherve dhe mbi te gjitha si reagon ndaj kthimit tend.

Te uroj nje udhetim te kendshem!

/komuniteti