Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

I shkul floket fije per fije, si ta largoj kete ves?

Prsh, kam nje problem se kam nje vec shume te keq, une pa vetedije rri e merrem me floket e mi, fije per fije dhe i shkul nga nje fije, por kjo vazhdon e vazhdon, dhe si pa mendje shkul goxha, ju lutem ca eshte kjo se as vet nuk dua, por kjo gje me ndodh me shume kur rri e mendoj, kur rri para tv, ku di une... cfare mund te bej?

2014 Ani (8 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Anila!

Sa kohe ka qe te ndodh ky fenomen? Eshte i perqendruar vetem tek floket apo edhe tek qime te tjera ne trup si tek vetullat, qerpiket, etj?

Mund te jete nje crregullim dermatologjik i cili mund te fshehe nje shqetesim psikologjik qe ndryshon nga individi ne individ sipas personalitetit, periudhes ne te cilen ndodhet njeriu, historise se tij. Duhet marre parasysh kuptimi subjektiv qe fenomeni ka per individin.

Mund edhe te futet tek simptomat obsesive ose crregullime te kontrollit te impulseve.Shpesh ne thelb qendrojne emocionet e zemerimit ose shqetesimit.Perpiqu te kuptosh emocionet e castit nderkohe qe shkul floket si frike,zmerim,trishtim,ankth etj.

Perben nje crregullim ne momentin kur terheq floket vazhdimisht duke shkaktuar nje humbje te konsiderueshme te tyre. Ndjen kenaqesi apo lehtesim kur e ben kete veprim? Kjo te shkakton shume ankth dhe stres ne situata te ndryshme.

Mundohu te kuptosh shkakun. Mbaj nje ditar ose fletore ku shkruan episodet kur shkul floket, frekuencen dhe intensitetin sepse duke shkruar kupton numrin e hereve qe e ben, te faktoreve qe e shkaktojne. Regjistro datat, oren, vendin dhe mundesisht sasine e flokeve qe keput. Shkruaj mendimet dhe ndjenjat e tua ne ato momente. Te shkruash sasine e flokeve qe te bien sherben per te kontrolluar sa floke po keput, a te habit kjo sasi, eshte e madhe e vogel, etj. Shkruaj nje liste te pasojave te kesaj renie te flokeve si ne pune, ne shkolle, ne te gjitha aktivitetet sociale. A te ndikon kjo gje ne marredheniet me shoqerine, a te ben te izolohesh ky fenomen?

Kjo gje te ndihmon te kuptosh shkakun dhe ta kontrollosh avash avash kete fenomen.

Te uroj gjithe te mirat e dashur dhe je gjithmone e mirepritur!

/komuniteti