Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Nervozizmi tek femijet

Pershendetje, jam nje nene qe brengosem shume per vajzen time 14 muajshe qe eshte teper nervoze, nese motra ja merr lodren ajo perplaset me koken ne toke fillon i nxjerr floket me rrenje, po shume here ndodh edhe pa e nguc dikush ajo fillon mi nxjerr floket edhe nuk ndalet derisa e mashtroj, me ndodh shpesh kur e kam ne preher qe me me grith me thonje, me kafshon. Ju lutem me keshilloni se si te veproj qe ajo te jete femije i qete? Falemnderit shume per mirekuptim. Ju uroj Pune te mbare.

Anika Avdiu (8 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Anika!

Kjo eshte mosha kur femija fillon te beje teka dhe nervozohet e zemerohet kur ato nuk i plotesohen. Motivet qe shkaktojne zemerim dhe agresivitet jane te shumte si psh, nje forme autoafirmimi, nje menyre per te testuar limitet e saj, xhelozi, frustrim etj. Mundohu te jesh sa me e qete, pa e qortuar por prit me durim qe te qetesohet dhe pastaj siguroje dhe pyete se cfare e beri te zemerohej kaq shume. Mundohu te jesh e patundur ne vendimin qe merr, nese thua JO eshte JO edhe nga toni i zerit por edhe nga mimika e fytyres. Mundohu te gjesh gjuhen e pershtatshme me femijen qe ne kete moshe ka te beje me lojen ose me perrallat, pra per cdo sjellje agresive shpjego me ane te lojes ose perralles se pse kjo sjellje nuk duhet bere. Dhe mundohu te jesh sa me e qete sepse femijet e kuptojne kur nena eshte e merzitur e zemeruar ose nervoze dhe behen akoma me nervoze, pra harmoni midis asaj cka thuhet dhe asaj qe shprehet.

Te uroj gjithe te mirat e dashur!

/komuniteti