Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Goditja e kokes dhe perplasja e gjerave nga femija

Pershendetje, ju falemderoj shume per pergjegjet e juaja. Kam nje djale 20 muajsh. Ka dy jave qe po i godet kokes shume me duart e veta, po mundohem me ja heq kete ves por e kote ai e ben te veten. Koheve te fundit po e merr bishtin e fshises elektrike edhe po e godet televizorin, llap topin, tavolinen edhe po i gjuan lodrat neper toke me nje fjale po i perplase deri sa po i then. Po mundohna me i fole, me lujt me te nuk eshte i interesum me loz me lodra por me tenxhere e luge. Televizorin po ja leshoj, filma vizatimor per femije nuk po i interesojne vetem reklamat i shikon. Tash koha u ftohe po bjen shi ma shume e po kerkon me dale me shetit po ja spjegoj qe po bjen shi e na lage e ftohemi, me kuptu po kupton cdo gje por me fole shume pak. I thote disa fjale i lan faqet, be be ban, e prishi djali, mami, babi, papa, patikat. Edhe naten zgjohet 2 here qan aq shume sa qe vetem kur e marre ne krahe e shetis neper banese nuk pushon. Nuk e di perse po ndodhin keto gjera nuk e di a jane normale sepse mua po me duken jo normale?

Qershiza Qershiza (8 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!!!

Djali eshte ne moshen ku zhvillohet inteligjenca sensomotore domethene perdor aftesite motorike per aktivitetet e tij,duke eksperimentuar realitetin. Ekzaminon objektet, i hudh ato ne toke. Nese e ve re me kujdes mundohet te kuptoje si funksionojne gjerat,te lidhe sjelljen me efektet qe ka. Sipas psikologjise se zhvillimit behet fjale per nje moment kyc te rritjes qe kompletohet rreth 24 muajve.

Bej durim dhe mesoji me vendosmeriqe disa gjera jane te ndaluara dhe mundesisht mesazhet e drejtuara femijes te jene koerente. Pra "Jo nuk behet" te jete ne harmoni si toni i zerit ashtu edhe shikimi dhe sjellja. Kur femija thote jo jepi alternativa.Pershembull:Do te lush me kete loder apo me ate loder. Sepse nese femija ndodhet perpara disa mundesi zgjedhjesh atehere avash avash do filloje te bashkepunoje.Por ama mos i jep alternativa ne situata te caktuara ose te rrezikshme per te sepse disa rregulla jane te padiskutueshme per shembull te shkoje te flere,te beje banje etj. Jo ne menyre kategorike si "Shko e shtrihu" por "me vjen keq por tani duhet te shtrihesh".

Goditja e kokes mund te jete nje tentative e femijes per te shprehur ankthin qe i shkaktojne gjera te ndryshme. Kjo gje eshte e njohur dhe disa here mund te zgjase deri ne 3 vjec. Luaj me te dhe evito demimet ose qortimet e kota.

Te uroj gjithe te mirat dhe perqafoje djalin nga une!

Suela ela (5 vite më parë)
Pershendetje. Djali im eshte 3 e vjec e gjysem dhe godet koken per nje teke qe si plotesohet. Nuk di si tja nej sepse edhe pse i them eshte gabim e brn te njejten gje. Nuk di nese ka lidhje me kte kjo gje por edukatoret me kan vene ne djeni se njeh numrat 2 dhe tre shifrore plus dhe alfabetin dhe nuk e di nese ka lidhje me kte zhvillim apo jo. Ju falënderoj

/komuniteti