Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

E kam vajzen shume kokeforte!

Persh doktoreshe desha ta bej nje pyetje rreth vajzes. I ka 2 vjet e gjysem dhe e ka shume koken e forte, provoj me te mire me ia spjegu kur nuk ben dicka cka kerkon por prape ajo vazhdon me te veten, do te bej cfare do vet... ju lutem nje keshille nga ju si te reagoj une ne keto momente sepse edhe une mandej behem nervoz kur s`po kupton cfare po i them.

Edita Kas (8 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Edita!

Po e nis duke te te thene qe nuk je vetmja. Ne anglisht quhen "Temper tantrums" dhe kane te bejne me tekat dhe me shperthimet e zemerimit qe jane frekuente ne kete moshe. Fillojne zakonisht rreth moshes 2 vjec dhe mund te zgjasin edhe deri ne 4 ose 5 vjec.

Gjeja e pare eshte te mbash qetesine. Ji e patundur ne vendimet e tua, pra nese ke thene Jo eshte Jo si nga toni i zerit ashtu edhe nga mimika duke e veshtruar gjithmone ne sy ne cdo moment. Mos e perkedhel, mos i buzeqesh, mos bej asgje qe ti beje te kuptoje te kunderten e fjales Jo. Injoroje, nese nuk vihet ne nje situate me te vertete te rrezikshme, mos reago sepse kjo ndihmon ne eliminimin e sjelljes se padeshiruar. Evito shpjegime te gjata te sensit se pse nuk duhet te beje kete apo ate gje, leri shpjegimet per me vone sepse eshte e rendesishme qe te kuptoje qe ate gje nuk duhet ta beje sepse eshte e ndaluar. Dedikoji me shume kohe dhe mundohu tia shpjegosh gjerat me ane te lojes ose perrallave.

Gjithe te mirat e dashur dhe forca e kurajo :)

/komuniteti