Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Xhelozia ime

Deshta nje keshille nga ju, jam e martuar qe 5 vite, burrin e kam gjet vet por une jam shume xheloze, skam deshire qe burri te dale vet, kam deshire te dale vec me mua. Ai ka deshire te dale me shoqeri te tij po une merzitem shume kur ai del! Si mundem ta largoj kete xhelozi?

Malsor Melisa Masar (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Qe nje raport te funksionoje, cifti ka nevoje per hapesirat e veta personale. Kjo eshte e nevojshme per te dy. Jeta ne cift bazohet tek besimi kundrejt njeri-tjetrit. Partneri duhet te kete hapesiren e tij, ku mund te kultivoje interesae ne menyre autonome. Kjo hapesire sjell edhe respekt ndaj ideve dhe opinioneve. Ben qe partneri te ndjehet i lire, te ndjehet me i kuptuar dhe me i mbeshtetur nga personi qe ka ne krah. Kjo rrit harmonine dhe intimitetin ne cift dhe ngjall kuriozitet duke qene se shkeputesh pak nga ajo monotonia e perditshme. Duhet gjetur nje kompromis me interesat e partnerit. Xhelozia eshte nje gjendje emocionale e percaktuar nga frika e humbjes se personit te dashur, e karakterizuar nga dyshimi se personi tjeter i kushton vemendje dikujt apo dickaje tjeter.

Partneri yt te ka dhene ndonje motiv per xhelozi? Apo te ben te ndjehesh keq thjesht fakti qe do qe te dale edhe me persona te tjere (miqte e tij ne kete rast) kur sipas mendimit tend ti duhet te jesh e vetmja per te cilen ai ka nevoje?

Xhelozia shpesh eshte shenje dobesie. Fillo dhe ushqe me shume besimin ne vetvete. Fol me partnerin tend dhe shpjegoji cila eshte frika jote. Pershkruaji atij sjelljet qe te bejne te ndjehesh keq dhe mundohu te arrish nje kompromis. Lere te dal me shoket psh nje dite ose nje darke ne jave dhe nderkohe ti kultivo interesat e tua, miqesite e tua sepse nuk eshte e thene qe dy partnere edhe pse kane nje marredhenie te shkelqyer te kene te njejtat interesa apo te ndjekin interesat e tjetrit. Ashtu i bie te jete nje burg dhe jo nje marredhenie. Ki besim tek burri yt dhe vlereso me shume veten sepse fundja kujto qe te ka zgjedhur dhe ka vendosur te kaloje jeten me ty me te mirat e te keqijat.

Te uroj gjithe te mirat!!!

/komuniteti