Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Po me ndodh si stres ose pengim ne te folurit!

Nese mund te me ndihmoni... ketr gje se kam pasur, si shtrengim kur dua ndonjehere te flas ose te them dicka... ndonjehere me ndodh qe s`mund ta them ate qe dua... peng ne te folurit?>>>?

Arta Iseni (9 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Arta!

Sa koha ka qe te ndodh ky problem? Dhe me ke te ndodh, me njerez te aferm, te njohur apo te panjohur? Ke identifikuar ndonje situate specifike si pike nisjeje per kete problem, nga momenti qe me pare nuk e ke pasur?

Disa keshilla fillestare per te te ndihmuar qe te mos keqesohet me tej jane:

- Fol ngadale

Fol me veten rreth 10 minuta ne dite per rreth 3 jave, ne menyre te avashte, me qellim qe te arrish te kuptosh diferencen ne krahasim me gjendjen e meparshme. Pastaj kete metode vere ne praktike per rreth nje jave me nje te aferm ose shoqe duke verejtur me kujdes reagimet e tua dhe te tjetrit. Ne fund perdore edhe me persona thjesht te njohur ose te panjohur.

- Provo te pakten nje here ne dite per rreth 2 jave te besh nje gje te vogel pa u menduar,ne menyre impulsive duke mos u merakosur per ate qe thone te tjeret.Eshte e rendesishme qe te jete nje gje e vogel.

- Provo perdite te "rrefesh" emocionet dhe dobesite e tua ne cdo ambient si pershembull: Jam pak e merzitur, kam veshtiresi ne kete gje etj.

Beje per dy jave disa here ne dite dhe shiko nese eshte efikase, e dobishme.

Uroj te funksionoje e dashur.

Gjithe te mirat!

/komuniteti