Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Jam ne hall pas lindjes

Pershendetje jam nene nga Kosova kam vajzen 3 muajsh dhe deshta te ju pyse lidhje me nervozem time kur ishs shtatzane u bera shume tip nervoz sduroja kerkend as kur me flasin mire e as keq vetem burrin isha mire po me thojshin qe shtatzania eshte keshtu, dhe shpresoja qe te me kaloj pas lindjes por hiq ende jam ne hall ende si duroj disa persona qe kam marr inat gjate shtatzanise. Ju lutem te me ndihmoni a jam ne depresion a do te me kaloj?

Florentina Bytyqi (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Florentina!

Une nuk kam ketu elemente te mjaftueshem per te folur per depresion pas lindjes. Gjate shtatzenise nervozizmi, stresi etj jane ndjenja qe njihen sepse niveli i hormoneve ben qe te kemi luhatje humori. Keto luhatje mund te shfaqen edhe pas lindjes, sepse gjithsesi je duke krijuar nje ekuiliber te ri ne familje, dhe kjo gje do kohen e vet. Analizo sjelljet e personave qe ke pasur inat gjate shtatzenise, pse i ke marre inat, ka ndonje motiv ose arsye te vlefshme? Kujto arsyet e shkuara dhe arsyeto nese motivet per te cilat i ke marre inat vazhdojne te jene ende te vlefshem edhe pas lindjes se femijes tend, dhe nese jane te vlefshem a duhet ti japesh kaq rendesi sa te prishesh qetesine tende dhe gezimin tend ne kete momente. Lindja e femijes sjell prioritete te reja e dashur keshtu qe shijoje dhe perqendrohu sa me shume tek raporti yt familiar.

Te uroj gjithe te mirat!

/komuniteti