Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Kam frike nga endrrat dhe mendimet e keqija

Para shtatzanise kam qene shume e stresuar, papritur mesova qe jam shtatzane. Kam frike se mos streset e mia do vazhdojne akoma, kam frike ngaqe eshte shtatzania e pare, kam frike nga endrrat dhe nga mendimet e keqija. theksoj se jam 24 vjece. Ju faleminderit

Aida Tiko (10 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Aida!

Stresi ne shtatzeni eshte i njohur. Nuk e di sa kohe para se te zbuloje se ishe shtatzene vuaje nga stresi. Nese ishte pak kohe perpara kjo mund te jete shkaktuar edhe nga ndryshimet hormonale qe fillojne me ngeljen shtatzene. Persa i perket endrrave shpesh ndodhin por nuk jane gjithmone ajo cka duket, edhe pse na duken shume realiste dhe te frikshme. Shume gra pyesin nese keto endrra ndikojne per keq tek femija i tyre. Por te keshilloj te mos shqetesohesh shume sepse pasqyrojne thjesht friken dhe pasigurite e tuaja ne lidhje me shtatzenine, duke qene se eshte edhe e para.

Gjeja me e mire eshte te qetesohesh dhe te pranosh faktin qe jane normale. Shikoji si nje mundesi qe te ndihmon me njohjen e ndjenjave te tua,frikes qe ti ke, sidomos ne kete faze te jetes. E njejta gje ndodh edhe me mendimet e keqija, te cilat ne shtatzeni mund te jene rezultat i shume proceseve psikologjike qe kane te bejne me feminilitetin, seksualitetin, te qenurit grua, bije, mama. Gjithashtu sic te thashe edhe me lart edhe ndryshimet hormonale dhe fizike ndikojne.

Pra sa me e qete dhe shijoje kete shtatzeni :)

Te uroj gjithe te mirat e dashur!

/komuniteti