javë pas jave


Përshëndetje e dashur,
Ju falemindrit që më keni kontaktuar, ju përgëzoj që keni vendosur të adresoni këtë sjellje të vajzës tuaj sepse është shumë me rëndësi ta trajtoni me kohë. Kokëfortësia te disa fëmijë është pjesë e personalitetit të tyre, ku mund të ndikojë edhe ambienti ku rritet. Shumë prindër padashje e shpërblejnë sjelljen kokëforte dhe në këtë mënyrë e përforcojnë atë, kjo ndodh kur ju i plotësoni dëshirat e tyre për të qetësuar një situatë tensionuese, psh nëse ju i thoni vajzës tuaj për ti vënë lodrat e saj në vend, por nuk pranon dhe vazhdon të luaj, ju mund të frustroheni, të argumentoni me fëmiun tuaj dhe pas një kohe ti ktheni vetë në vend. Fëmija juaj ka mësuar se kokëfortësia punon.
Mundohuni ti kuptoni situatat dhe shkaqet në të cilat ndodh sjellja, duke e dëgjuar, duke qëndruar e qetë, kështu ju bëhëni një shembull i mirë i sjelljes së pranueshme. Ju duhet të qartësoni pritjet për fëmiun tuaj, të siguroni një ambient të strukturuar për të inkurajuar sjellje të përshtatshme, vendosni rregulla dhe përmbahuni atyre sepse nëse ju nuk keni vazhdimësi në atë që thoni edhe një here të vetme fëmiu juaj do të mësojë që nëse këmbëngul mund të arrijë atë që don, kështu jeni të qëndrueshëm në përpjekjet e vajzës tuaj për ti testuar këto limite.
Jeni fleksibil në rregullat dhe limitet duke ju ofruar mundësi zgjedhje në formë bashkëpunimi kështu ajo do të ndjehet e përfshirë në procesin e zgjedhjes dhe kjo mund të ndikojë pozitivisht në relacionin tuaj sepse fëmijët kokëfortë karakterizohen për mendimet e tyre të pavarura dhe guximshmërinë, gjë që është pozitive dhe ju duhet ta inkurajoni. Mundohuni të përqëndoheni dhe potenconi sjellet pozitive dhe të shpërbleni sjelljen e dëshiruar sepse vlerësimi i sjelljeve pozitive rrit tek fëmija gadishmërinë për të dëgjuar dhe mësuar dhe injoroni sjellet e padëshiruara.
Fokusohuni dhe inkurajoni bashkëpunimin në vend të pajtueshmërisë, provonit të ftoni fëmijën tuaj për të sugjeruar një zgjidhje, kërkoni ndihmën e saj, dëgjoni idetë e saj dhe punoni së bashku me të, pyetni pyetje, komunikoni, mos argumentoni me vajzën tuaj sepse kjo mund të bëjë situatën edhe më keq, flisni kur vajza juaj është e qetë dhe vendosni kufinj e rregulla për ti ndihmuar vajzës tuaj të përvetësojë aftësinë për të vendosur kufinjtë për veten e saj, për të arritë vetëdisipinën.
Mundohuni ti shmangeni kontradiktat gjatë komunikimit sepse një komunikim me elemente kontradiktore nuk i bën të kuptueshme synimet dhe qëllimet e juaja si prind. Provoni të mendoni dhe ti shikoni gjërat nga këndvështrimi i fëmijës tuaj si e sheh botën, çfarë e motivon atë, çfarë vlerëson ajo më shumë.
Shpresoj që të kem ndihmuar sado pak, gjithë të mirat.


Pershendetje, kam nje pyetje rreth vajzes time. Tani mbush 7vite problemi o ky se gjithnje ka qen tip me nervoz tmadhe si bebe asnjeher su rahatu me asgje shumm femij i shtir vetem me kokfortsi jam mundu me fjal te mira kam duru shum jam mundu me ja dhan ni edukat por ka pas ndoshta ni perkrahje nga te tjert qe sun kam arrit ta bej ashtu si doja un.por tani qe 10muaj jetojm vet por prap kjo po mbetet ajo e veshtira ka 10her me duhet ti them ti pastroj durt e veta .gjerat e veta nuk i len asniher ne vend te vet gjithnje i foli qe jo keshtu por ashtu.ama kott.eshte shumm femij i zgjuar ne mesime ama un jam lodh shumm me kokfortsin esaj kur don diqkka patjetr me ja ble duhet ose ose ka 3dit ti plas nervat .po e ceki qe ekam edhe djalin tani i mbushi 3vjet por eshte shum me i kuptushem.te lutem nje keshill sepse me beso se do mem qmend total shum keq po ndjehem shpirtnisht jam lodh shumm te falemderoj me fal qe ezgjata kaq shum rrespeekt e nderuar.