Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Femija me semuret ne kopsht... e ndjej veten fajtore!

Pershendetje e nderuar...jam nje nene 27 vjeqare kam vajzen 23 muajshe te cilen e dergoj ne kopsht qe prej ishte 16 muajshe dmth krejt 7muaj eshte ne kopsht...prej qe kom follu me punu po semuret jasht mase mund te them qe 80 perqin te ksaj kohe ka qene semure me koll grip deri te bronhitisi..nje muaj pata mundesi mos me dergu ne qerdhe kur i patem pushimet dhe vajza u permirsu teper asnje dite nuk ishe semure por momentin qe u kthyem ne kopsht diten e 2t filloj perseri hundet kolli etj...po e ndjej veten fajtore shume qe po punoj pasi qe gjenjden ekonomike nuk e kam te keqe saqe nuk po varem nga ajo rroge por aryet tjera me kan shtyre me u punesu (si socializmi imazhi ) nderkohe qepo ndihem shum depresive per semundjen e vajzes ajo po kollitet gjithe naten nuk pom flen ndergjegjja asesi . a keni ndonje keshille per mua ? Ta le punen a po ta gjej nje kujdestare ne shtepi a po ta shtyj keshtu ndoshta forcohet ..kam nevoj per keshilla shume

Orkidea Shahini (9 vite më parë)

Blerina Halilaj - psikologe
Psikologu përgjigjet
Blerina Halilaj

Pershendetje e dashur,

Faleminderit qe na keni kontaktuar, eshte e zakonshme qe femijet qe fillojne te shkojne ne nje qender kujdesi, shkolle, qfardo per here te pare do te semuren me shpesh se zakonisht. Arsyja eshte se per shkak qe ka shume femije ne nje vend, eshte edhe me lehte per te marr viruse te transmetueshme. Sistemi imunitar i nje femije qe nuk ka qene i ekspozuar ne nje mjedis te tille me pare do ti duhet kohe per te ndertuar nje mbrojtje kunder viruseve me te zakonshme,dhe deri sa e nderton kete shpesh femijet ftohen (marrin viruse).

Personalisht ju keshilloj qe mos e terheqeni vajzen tuaj nga kopshti sepse kopshti eshte nje pjese po ashtu e rendesishme ne shume aspekte te zhvillimit nder to socializimi, komunikimi, aspekti edukative dhe te tjera.Ju nuk duhet te ndiheni fajtore sepse ky eshte nje proces qe ju ndodh shume femijeve per shkak te faktoreve qe ju permenda me larte.

Ne aspektin shendetsor ju rekomandoj qe te konsultoheni me mjeke dhe te merrni rekomandimin e tij.

Ju pershendes ngrohtesisht ty dhe vajzen.

/komuniteti